spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image
Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image spacer image
         
spacer image spacer image
spacer image Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Projektorë > LV Multimedia Projector > LV-7490 spacer image spacer image
spacer image

Canon LV-7490
Projektorë

LV-7490

Me 4000 lumenë, LV-7490 është projektori më i shkëlqyeshëm në sferën ultra portative. Rezolucioni bazë XGA ofron imazhe të qartë, të mprehtë, ndërsa altoparlanti i integruar 10W ofron dalje të fuqishme të audios.

Karakteristikat

  • Rezolucion bazë XGA
  • 4000 lumen
  • Raporti i kontrastit 2000:1
  • Lenta Canon me zmadhim 1,2x
  • Korrigjimi Automatik i Keystone
  • Altoparlant i integruar 10W
  • Jetë e zgjatur e llampës: Deri në 5000 orë
  • Funksionim miqësor për mjedisin: Nën 1 W në pritje (rrjeti i fikur)
  • 29dBA në Modalitetin Eko
  • Priza e rrjetit RJ-45
Me 4000 lumenë dhe 10W audio, LV-7490 është projektor kompakt, megjithatë i fuqishëm.



Një ecje përpara në shkëlqim
Kompakt LV-7490 është projektori më i ndritshëm i Canon ultra portativ në sferën LV. Rezolucioni bazë XGA (1024×768) jep imazhe mjaft të mprehtë edhe në mjedise ose kushte të pakontrolluar të ndriçimit, ndërsa një raport i kontrastit 2000:1 me Kontrollin e Llampës jep të zeza të pasura dhe ngjyra si të gjalla me të gjithë llojet e materialit të burimit. Eshtë përzierja ideale e karakteristikave për përdoruesit e biznesit dhe arsimit që kanë nevojë për projektim të gjallë, të ndritshëm dhe me ndikim të lartë, sidomos në hapësira të mëdha.

Lentat të fokusuara në cilësinë
Siç do të prisni nga prodhuesi i lentave udhëheqës në botë, LV-7490 paraqet një lentë me cilësi të lartë me kënd të gjërë me zmadhim 1,2x, që projekton qartë dhe me saktësi - edhe në hapësira të kufizuara. Ndërsa projektorët portativë kërkohen të japin rezultatë të shkëlqyer në të gjithë llojet e hapësirave, aftësia e LV-7490 për të projektuar imazhe të mëdhenj në largësi të shkurtra të hedhjes do të vërtetohet të jetë mjaft e çmuar.

Një paraqitje fleksibël dhe e gjithanshme
Një zgjidhje e karakteristikave praktike dhe të shqyrtuara mirë do të thotë se është e shpejtë dhe e thjeshtë për të arritur rezultatë të shkëlqyer nga LV-7490 – cilado që të jetë detyra ose rrethanat. Kërkimi Automatik i Futjes dhe Korrigjimi Vertikal Automatik Keystone me ± 20% ju lejon të konfiguroni dhe të filloni prezantimin tuaj brenda disa minutash, ndërsa altoparlanti i integruar 10W siguron tingull të fuqishëm për mjedisin e klasës.

Të gjitha lidhjet e duhura
Një portë e rrjetit RJ-45 ju lejon të vëzhgoni ose kontrolloni LV-7490 nga larg - ideal per integrimin vënia në prizë dhe përdorimi me sistemet e sotëm të përkapur kudo dhe të admiruar të kontrollit në dhomë. Për fleksibilitetin shtesë, LV-7490 ofron tre priza audio dhe një terminal të daljes së linjës për lidhjen me një amplifikator të jashtëm të audios. Burimet SCART RGB mund të përshtaten përmes një kabllo të adaptuesit (të disponueshëm veçmas).

Të ndërgjegjshëm për mjedisin
Përkushtimi afatgjatë i Canon ndaj qëndrueshmërisë është i dukshëm në të gjithë skicimin e LV-7490. Karakteristikat ‘e gjelbra’ si një jetë e llampës prej 5000 orë, jetë e filtrit për 5500 orë dhe - në modalitetin Eko - konsumi i energjisë nën 1W (me rrjetin e fikur) ju ndihmon të zvogëloni si gjurmën tuaj të karbonit dhe kostot tuaja të energjisë.

Ekonomik për t'u patur në pronësi dhe për t'u mirëmbajtur
Me çmim konkurrues, LV-7490 ka pjesë të shërbyeshme nga përdoruesi që mbajnë në minimum ciklet dhe kostot tuaja të mirëmbajtjes. Filtri i tij i ajrit hibrit me tre shtresa zgjat mbi tre herë e gjysmë më shumë sesa variantet strandard elektrostatikë me një shtresë, ndërsa ndërrimet e thjeshtë të llampës përmes mbulesës së sipërme të projektorit pakësojnë kërkesën për ndihmë të shtrenjtë dhe mbajnë të ulët kostot tuaja të pronësisë.

Print page Printoje këtë faqe arrow more

spacer image
Shkarkime
Broshura
Produkte përkatëse
Projektorë XEED
Video kamera me definicion të lartë
Kamera vizuale për komunikim
spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image
spacer image You Can Image spacer image spacer image
spacer image
spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit spacer image spacer image