Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Projektorë > LV > LV-7375

Canon LV-7375
Projektorë

LV-7375

3500 lumensët e LV-7375 e bëjnë atë projektorin më të shndritshëm në kategorinë LV ultra të lëvizshëm. I futur në një konstruksion me stil, modern, rezolucioni i tij bazë XGA ushqen projeksionin me ekran të madh.

Karakteristikat

  • Rezolucion bazë XGA
  • 3500 lumens
  • Norma e kontrastit 500:1
  • Regjim i Qetë 29dBA
  • Lente Canon me zmadhim 1,2x
  • Korrigjim Automatik i Qendrës
  • Altoparlant 7W i integruar
  • Terminal DVI
  • Portë rrjeti RJ-45
  • Lehtësi e madhe përdorimi
Me 3500 lumens dhe 7W audio, shihni projektorin XGA kompakt me një mbajtëse të fuqishme.



Rezolucion bazë XGA dhe imazhe ultra të shndritshëm
Me rezolucion XGA (1024 x 768 piksela), LV-7375 ofron pamje me detaje të mprehta, të gjalla. 3500 lumens shkëlqim siguron që pamjet që ju projektoni të jenë ultra të shndritshme - madje edhe kur shfaqen në mjediset e ndriçuara mirë, si ambientet e biznesit ose sallat e leksioneve.

Norma e kontrastit 500:1
LV-7375 jep një normë të lartë kontrasti prej 500:1, e cila siguron që pamjet e projektuara të riprodhohen mirë me ngjyra të ndezura dhe të zeza të thella.

Funksionim pa zhurmë fare
Me një Regjim të qetë prej vetëm 29dBA, ky projektor ka një nivel zhurme shumë të ulët, duke shkaktuar pak shqetësim kur është ndezur: audiencat mund të përqendrohen plotësisht në përmbajtjen që po shfaqet.

Lente zmadhimi 1.2x dhe cilësime për korrigjimin e pamjes
Një lente zmadhimi me kënd të gjerë 1.2x është e aftë të projektojë pamje të mëdha nga distanca të afërta – një pamje 100” diagonalisht (203 x 152 cm) është e mundur prej 3.1 metrash. Janë nëntë regjime të Kompensimit të ngjyrave të ekranit të disponueshme, duke përfshirë regjimet Panel jeshil dhe Panel i bardhë: këto korrigjojnë pamjet jonatyrale me ngjyra që shkaktohen nga ngjyra bazë e sipërfaqes.

Korrigjim Automatik i Qendrës
Korrigjimi automatik i qendrës korrigjon elektronikisht shtrembërimet e figurës që ndodhin kur projektori anohet. LV-7375 mund të përshtatet për anime deri në +/- 30 gradë vertikalisht.

Konstruksion ergonomik për thjeshtësi në përdorim
Për lëvizshmëri maksimale, një dorezë transportimi është e përfshirë në projektor. Skema e hapur e ngjyrave përziehet në mënyrë elegante me pjesët e brendshme. Njësia gjithashtu përfshin një hapje nga sipër për zëvendësim të shpejtë dhe të thjeshtë të llampës - madje edhe kur projektori është montuar në tavan. Një kapak lentesh i projektuar në mënyrë të veçantë ndihmon në pengimin e pluhurit që të futet në projektor.

Altoparlant i integruar
Një altoparlant i fuqishëm me dalje 7W RMS dhe një terminal me linjë daljeje është i integruar në projektor, duke mundësuar që audioja të dvgjohet pastër, madje edhe në dhomat e mëdha.

Lidhje DVI dhe RJ-45
Projektori ka një terminal DVI të aktivizuar me HDCP për riprodhimin e qartë të pamjeve nga burimet dixhitale. Me portën e tij RJ-45 LV-7375 ofron kontroll të drejtpërdrejtë dhe monitorim në rrjet - duke e bërë ideal për integrim me sistemet e kontrollit AV.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Produkte përkatëse
Projektorë XEED
Video kamera me definicion të lartë
Kamera vizuale për komunikim
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit