- Pajisja të gjithë në një me ngjyra lazer
- Printim dhe kopjim 21fnm
- Prodhim me ngjyrë me cilësi të lartë
- Printim i shpejtë i faqes së parë dhe efikas në energji
- Gati për rrjet, ndihmë për PCL 5c/6 dhe PostScript Niveli 3
- Skano për në email, dosje rrjeti & dhe çelës USB
- Printim, kopjim, skanim, dërgim faksi nga të dyja anët
|
Pajisja të gjithë në një me ngjyra lazer Përfitoni nga printimi, dërgimi i faksit, kopjimi dhe skanimi i mrekullueshëm me ngjyra në një njësi elegante, që ul shpenzimet dhe kursen vend.
Kurseni kohë, ulni shpenzimet e energjisë Me teknologjitë e Printimit të Shpejtë të Faqes së Parë koha e ndezjes është zero, kështu që nuk ka asnjë pritje. Njësia fillon veprimin në momentin që nevojitet. i-SENSYS MF9280Cdn e çertifikuar nga Energy Star gjithashtu ju kursen para nëpërmjet konsumit të tij të paktë të energjisë
Cilësi madhështore ngjyre dhe tekst të pastër të zi Jepuni materialeve tuaja të printuara ndikim të shtuar me imazhe të bukura me ngjyrë, grafikë të fuqishëm dhe tekst të mprehtë. Kjo pajisje përfshin shumë nga teknologjitë e përparuara që gjenden në pajisjet e imazheve të nivelit të lartë të Canon-it, për të dhënë cilësimë e ngjyrës më të mirë.
Punë e shkëlqyer në rrjet Kjo njësi gati për rrjet ofron ndihmë për PCL 5c, PCL 6 dhe PostScript Niveli 3 për integrimin e thjeshtë në mjedisin tuaj ekzistues të printimit. Ndani printimin, skanimin dhe faksimin nga PC produktiv (vetëm të dërgosh) me të gjithë grupin tuaj të punës. Ndërfaqja e Përdoruesit të Largët lejon përdoruesit dhe administratorët që të menaxhojnë statusin e pajisjes direkt nga shfletuesi i web-it të tyre.
Funksionalitet i fuqishëm DËRGIMI Përshpejtoni dhe thjeshtoni rrjedhën tuaj të punës. Skanoni dokumenta me ngjyra shpejt dhe lehtë për shpërndarje direkte nëpërmjet email, serverit të skedarëve të rrjetit, serverit FTP, faks në internet ose çelës kujtese USB. Dokumentet mund të skanohen në një numër formatesh digitale duke përfshirë ‘Compact PDF’ duke përdorur teknologjinë unike të kompresimit të Canon-it.
Përdorshmëri e përkryer Ekrani i madh TFT me ngjyra 3,5 inç (8.8 cm) me rrotë me rrotullim të thjeshtë lejon hyrje të lehtë tek të gjitha funksionet. Një menu grafike e orientuar sipas qëllimit mundëson operim të shpejtë dhe të këndshëm.
Maksimizoni produktivitetin Ulni shpenzimet, kurseni letër dhe prodhoni dokumenta profesionale me printim nga të dyja anët. Ushqyesi dupleks automatik i dokumenteve mundëson kopjim, skanim dhe faks të shpjetë automatik nga të dyja anët. Me një kapacitet maksimale letre prej 850 fletësh A4 (me piedestal opsional) i-SENSYS MF9280Cdn manovron ngarkesat e punës madje edhe për bizneset e vogla më të zëna me punë.
Kuti boje me ngjyra të gjitha në një Përfitoni nga daljet e vazhdueshme me cilësi të lartë. Çdo një nga katër kutitë kompakte të bojës me ngjyra përmban toner, bojë dhe njësi pastrimi – duke reduktuar kërkesat për mirëmbajtje dhe duke rritur besueshmërinë. Zëvendësimi është i pastër dhe i shpejtë, me karikim të thjeshtë nga përpara.
|