Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Multifunksionale me lazer > i-SENSYS MF8450

Canon i-SENSYS MF8450
Multifunksionale me lazer

i-SENSYS MF8450

Jepini biznesit tuaj një avantazh të madh me dalje profesionale me ngjyra. Ky lazer me ngjyra inteligjent 4-në-1 ofron funksionalitet të fuqishëm DËRGIMI dhe dupleks automatik në një njësi të fortë të lehtë për tu përdorur.

Karakteristikat

  • Printer lazer me ngjyra multifunksional
  • Printim dhe kopjim me nngjyra 17 ppm
  • Printim i shpejtë i faqes së parë dhe efikas në energji
  • Gati për rrjet
  • Skano për në email, dosje rrjeti & dhe çelës USB
  • Monitor TFT me ngjyra 3,5 inç me rrotë të rrotullueshme lehtë
  • Printim/kopjim/faks/skanim nga të dyja anët
Zgjedhja me ngjyra e kompletuar kompakte dhe profesionale për biznese të vogla



Komoditet 4-në-1
Përfitoni nga printimi, faksimi, kopjimi dhe skanimi i mrekullueshëm me ngjyra në një njësi elegante, që ul shpenzimet dhe kursen vend.

Cilësi madhështore ngjyre dhe tekst të pastër të zi
Jepini meterialeve tuaja të marketingut më tepër ndikim me imazhe të mrekullueshme me ngjyra, grafika të theksuara dhe tekst të mprehtë. Ky model tavoline inkorporon shumë nga teknologjitë e përparuara që gjenden në pajisjet e imazheve të fundit të Canon-it për të dhënë cilësinë më të imët të ngjyrës.

Kurseni kohë, ulni shpenzimet e energjisë
Me teknologjitë tona të printimit të shpejtë të faqes së parë koha e nxehjes është zero, kështu që nuk ka pritje. Njësia hidhet në aksion në momentin që nevojitet. Dhe me shpejtësi printimi dhe kopjim me ngjyra deri në 17 ppm, nuk ka pritje për përfundimin e punëve. i-SENSYS MF8450 është certifikuar nga Energy Stardhe konsumon vetëm 1,2 wat në regjimin e përgjumur.

Përdorshmëri e përkryer
Monitori i madh TFT me ngjyra 3,5 inç me rrotë me rrotullim të thjeshtë lejon hyrje të lehtë tek të gjitha funksionet. Një menu grafike e orientuar sipas qëllimit mundëson operim të shpejtë dhe të këndshëm.

Ndani produktivitetin
Ndani printimin, skanimin dhe faksimin me PC (vetëm dërgim) me këtë njësi gati për rrjet. Një wizard konfigurimi intuitiv ju ndihmon juve të lidheni direkt ndërsa funksioni i menaxhimit të ID të përdoruesve kufizon hyrjen vetëm për personelin e autorizuar.

Funksionalitet i fuqishëm DËRGIMI
Përshpejtoni dhe thjeshtoni rrjedhën tuaj të punës. Skanoni dokumenta me ngjyra shpejt dhe lehtë për shpërndarje direkte nëpërmjet email, serverit të skedarëve të rrjetit, serverit FTP, faks në internet ose çelës kujtese USB. Dokumentet mund të skanohen në një numër formatesh dixhitale duke përfshirë ‘Compact PDF’ duke përdorur teknologjinë unike të kompresimit të Canon-it.

Maksimizoni produktivitetin
Ulni shpenzimet, kurseni letër dhe prodhoni dokumenta profesionale me printim automatik nga të dyja anët. Ushqyesi dupleks automatik i dokumenteve mundëson kopjim, skanim dhe faks të shpjetë automatik nga të dyja anët. Me një kapacitet maksimale letre prej 850 fletësh A4 (me piedestal opsional) dhe kujtesë të ndarë 384 MB, i-SENSYS MF8450 manovron ngarkesat e punës madje edhe për bizneset e vogla më të zëna me punë.

Faksim i shpejtë
Faksoni dokumenta shpejt dhe me efikasitet falë midemit të faksit Super G3 dhe 200 shpejtësi zgjedhje. Teknologjija jonë tepër e lartë siguron që dokumentet e detajuara të faksohen me përsosmëri.

Kuti boje me ngjyra të gjitha në një
Përfitoni nga daljet e vazhdueshme me cilësi të lartë. Çdo një nga katër kutitë kompakte të bojës me ngjyra përmban toner, bojë dhe njësi pastrimi – duke reduktuar kërkesat për mirmbajtje dhe duke rritur besueshmërinë. Zëvendësimi është i pastër dhe i shpejtë, me karikim të thjeshtë nga përpara.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Drajvers
Produkte përkatëse
Printera me lazer beams
Fakse Lazer
Fotokopje personale dixhitale
BLI Seal 2009 - Pick of the Year - MF8450
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2008   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit