Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Multifunksionale me lazer > i-SENSYS MF8180C

Canon i-SENSYS MF8180C
Multifunksionale me lazer

Produktet e arkivuara

LaserBase-MF8180C

Merrni printim, kopjim, faksim dhe skanim lazer profesional me ngjyra - të gjitha në një shumëfunksional lazer kompakt dhe me kosto të ulët. Ndërfaqja e integruar e rrjetit rrit produktivitetin tuaj të ngjyrave.

Karakteristikat

  • Të-Gjitha-në-Një lazer me ngjyra për tavolinë
  • Cilësia e printimit: 2400 x 600 dpi (e rritur)
  • 19 ppm/cpm mono, 4 ppm/cpm ngjyra
  • Faksim Super G3
  • Skanim me ngjyra: 9600 x 9600 dpi (i zmadhuar)
  • Ndërfaqe rrjeti e integruar për printim/faksim
  • Zëvendësim i thjeshtë i kutisë së tonerit
Printim, kopjim, faksim dhe skanim lazer Të-Gjitha-në-Një për zyra të vogla.



Zgjidhja juaj e plotë lazer me ngjyra
Kjo pajisje Të-Gjitha-në-Një Lazer me Ngjyra siguron printim, kopjim, faksim dhe skanim lazer profesional me ngjyra në tavolinën tuaj. Është gati për rrjet dhe nuk kërkohen pajisje shtesë kvshtu që ju mund të përfitoni nga produktiviteti i plotë i ngjyrave në një njësi kompakte dhe të fortë. Siguron kursime të mëdha në kostot e investimeve dhe hapvsirën e zyrës.

Printim lazer me cilësi të lartë
Rezolucioni i printimit 600 x 600 dpi jep rendiment cilësor profesional lazer me ngjyra. Merrni ngjyra të lëmuara dhe tekst të zi të mprehtë të zmadhuar deri në ekuivalentin e 2400 x 600 dpi me softuer. Toneri pa vaj unik i Canon siguron një lustrim të përkryer të ngjyrës.

Rendiment me shpejtësi të lartë
Printoni dhe kopjoni me shpejtësi 19 faqe për minutë në mono dhe 4 faqe për minutë me ngjyra. Filloni të printoni direkt pasi virtualisht nuk ka kohë ngrohje me teknologjinë e rregullimit sipas Kërkesave të Canon, s'ka pritje për printimin tuaj të parë.

Faksim i shpejtë, profesional
Modemi i faksit Super G3 transmeton fakse me 3 sekonda për faqe* për të shkurtuar shpenzimet e komunikimit. Memoria 256-faqëshe* e faksit ruan fakset ardhëse me siguri nëse letra ose toneri mbarohen. Teknologjia Ultra High Quality nga Canon siguron që të gjitha detajet të dalin pastër kur dërgoni një kombinim diagramash, fotosh dhe teksti.

Skanim superior me ngjyra
Skanoni dokumenta me ngjyra dhe fotografi direkt në format PDF ose email. Një rezolucion skanimi optik prej 1200 x 2400 dpi arrin deri në 9600 x 9600 dpi kur zmadhohet për detaje maksimale. Ndërfaqja USB2.0 me shpejtësi të lartë përshpejton transmetimin e imazheve ndërmjet njësisë tuaj dhe kompjuterit.

Printim dhe faksim nga rrjeti
Një ndërfaqe standarde Ethernet e integruar siguron printim produktiv në rrjet dhe faksim nga kompjuteri për grupet e punës. Është gati për t'u përdorur dhe i thjeshtë për t'u instaluar në rrjetin tuaj ekzistues. Një Ndërfaqe e Largët e Përdoruesit siguron kontroll të thjeshtë për përdoruesit dhe administratorët e rrjetit.

Zëvendësim i thjeshtë i kutisë së bojës
Të gjitha pjesët e konsumueshme vijnë në kuti të ndërrueshme. Thjesht ndryshoni kutitë e tonerit për çdo ngjyrë pa telashe ose rrëmujë. ndërroni kutinë cilindrike të bojës së printerit që përmban të gjitha pjesët thelbësore dhe printeri juaj është aq i mirë sa një i ri.

Veçori të zgjuara
Kopjoni, faksoni dhe skanoni dokumente me shumë faqe me Ushqyesin Automatik të Dokumenteve me 50-fletë. Ka trajtim fleksibël të letrës me kasetën e letrës prej 250-fletësh dhe Sirtarin Shumë Qëllimësh prej 125-fletësh.

* Bazuar në Standardin e ITU-T Nr. tabelës 1

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Drajvers
Produkte përkatëse
Printera me lazer beams
Fakse Lazer
Fotokopje personale dixhitale
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit