Arti i thjeshtësisë Ky shumëfunksional i zgjuar kombinon stilin dhe thjeshtësinë në kursimin e hapësirës. Konstruksioni i tij i pastër, i pakomplikuar - me linja të lëmuara, të lakuara - siguron thjeshtësi në përdorim dhe vendosje të thjeshtë si dhe rehati të jashtëzakonshme me ngjyrat.
Cilësi superiore ngjyrash Teknologjitë e avancuara të imazherisë me ngjyra të Canon ju japin një avantazh konkurues, duke dhënë riprodhim të besueshëm të ngjyrave si dhe tekst të zi të mprehtë. Krijoni materiale marketingu me ndikim të lartë në sajë të këtyre teknologjive inovuese, S-Toner dhe Automatic Image Refinement (AIR) për printim deri në 2400 x 600 dpi.
Kurseni kohë Printoni dhe kopjoni direkt nga regjimi i fjetjes, pa pritur fare. Në sajë të teknologjive Quick First-Print, njësia futet në veprim pothuajse në momentin që nevojitet. Dokumentet tuaja dalin me 8 faqe për minutë me ngjyra dhe 12 faqe për minutë në mono. Ushqyesi Automatik i Dokumentit me 50 fletë e kursen më shumë kohën.
Ulë kostot, kursen energjinë Kurseni energjinë dhe ulni kostot e punës. i-SENSYS MF8050Cn efikas në energji është i certifikuar Energy Star dhe konsumon vetëm 3 wat në regjimin në fjetje.
Skanim superior me ngjyra Prodhoni skanime të shkëlqyera me ngjyra në pak hapa të thjeshtë duke përfshirë skanimin nëpërmjet rrjetit ose direkt në një disk kujtese USB. Skanoni në një numër formatesh dixhitale duke përfshirë skedarët PDF të kompresuar që janë të përkryer për dërgim me email dhe shkëmbim. Teknologjia e kompresimit e Canon ul madhësinë e skedarit pa kompromentuar cilësinë e imazhit.
I lehtë për t'u përdorur Ekrani LCD i thjeshtë në përdorim, me ndriçim nga prapa, me 5 rreshta me menytë intuitive dhe zgjidhjen e animuar të problemeve e bën përdorimin shumë të thjeshtë direkt që nga fillimi. Sistemi Të-gjitha-në-një i bojës nga Canon siguron përdorim pa mirëmbajtje, dalje konsistente me cilësi të lartë dhe rehatinë e pjesëve më pak të konsumueshme.
Gati për rrjet Grupet e vogla të punës mund të përdorin së bashku funksionalitetin. Remote User Interface u lejon përdoruesve dhe administratorëve që të monitorojnë dhe administrojnë nga larg statusin e pajisjes nëpërmjet rrjetit. Department ID Management ruan cilësimet e rëndësishme, parandalon hyrjen e paautorizuar ndaj funksionalitetit të pajisjes dhe mundëson kontroll të mirë të kostove.
Faksim i shpejtë Faksoni dokumenta me cilësi të lartë shpejt dhe me efikasitet falë modemit të faksit Super G3. Kujtesa e faksit për 256-faqe ruan fakset me siguri nëse letra ose toneri mbarohen.
|