Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Multifunksionale me lazer > i-SENSYS MF6580PL

Canon i-SENSYS MF6580PL
Multifunksionale me lazer

Produktet e arkivuara

MF6580PL

Merrni printim, faksim, kopjim dhe skanim me ngjyra lazer me performancë të lartë në një njësi të sigurt. Me rrjet të integruar dhe pajtueshmëri PCL5e/6 e bëjnë atë ideal për ndarjen e burimeve shumëfunksionale.

Karakteristikat

  • Lazer gati për rrjet Të-Gjitha-në-Një: printim, faksim, kopjim, skanim me ngjyra
  • 22 ppm/cpm, rezolucion printimi 1200 x 600 dpi (i zmadhuar)
  • Ndërveprueshmëri PCL5e, PCL6
  • Modem faksi Super G3
  • Ushqyes Automatik Dokumentesh Dupleks me 50-faqe
Gati për rrjet, qendër biznesi super.



Një zgjidhje për të gjitha nevojat tuaja të biznesit
Njësia kompakte dhe e fortë trajton nevojat tuaja të biznesit shpejt dhe me rendiment. Përfitoni nga printimi lazer produktiv, faksimi, kopjimi dhe skanimi me ngjyra. Ndani burimet e printimit me rrjetin e integruar, direkt nga të gjithë kompjuterat e lidhur. Ulni kostot e investimit në mënyrë të konsiderueshme dhe kurseni hapësirën e zyrës.

Dalje lazer me shpejtësi dhe cilësi të lartë
Printoni dhe kopjoni me 22 faqe për minutë me rendiment lazer me cilësi të lartë. Një rezolucion printimi i madh prej 1200 x 600dpi jep rezultate të përkryera për tekstin dhe grafikat. Filloni të printoni direkt pasi virtualisht nuk ka kohë ngrohje me teknologjinë e rregullimit sipas Kërkesave të Canon.

Ndërveprueshmëri e përshtatshme PCL
i-SENSYS MP6580PL ka pajtueshmëri PCL5e dhe PCL6 përveç gjuhës së printerit nga Canon UFR-II LT. Kjo siguron funksionim të thjeshtë dhe pa telashe në mjedisin e rrjetit tuaj ekzistues.

Faksim i shpejtë dhe profesional
Modemi i faksit Super G3 dërgon fakse me shpejtësi 3 sekonda për faqe* për të shkurtuar shpenzimet tuaja të komunikimit. Memoria 1280-faqëshe* e faksit ruan fakset ardhëse me siguri nëse letra ose toneri mbarohen. Teknologjia Ultra High Quality nga Canon siguron që të gjitha detajet të dalin pastër kur dërgoni një kombinim diagramash, fotosh dhe teksti.

Veçoritë të ruajtjes së kohës
Veçoritë e ruajtjes së kohës rrisin lehtësinë në përdorim dhe produktivitetin. Ushqyesi Automatik Dupleks i Dokumenteve me 50-faqe shpejton printimin dhe skanimin nga të dy anët. Madje faksoni dhe dokumente të gjatë pa qenë nevoja t'i ndani më parë. Një kasetë letre 500-fletëshe dhe një sirtar shumëqëllimësh me 100 fletë përmbush mjaftueshëm kërkesat tuaja të letrës. Për përdorim me ngarkesë të madhe një kasetë opsionale me 500-fletë është e disponueshme.

Skanim i shkëlqyer me ngjyra
Skanoni dokumenta me ngjyra dhe fotografi direkt në format PDF ose email. Një rezolucion skanimi optik prej 600 x 600 dpi deri në rezolucion të zmadhuar prej 9600 x 9600 dpi siguron detaje maksimale. Ndërfaqja USB2.0 me shpejtësi të lartë përshpejton transmetimin e imazheve ndërmjet shumëfunksionalit dhe kompjuterit.

Kuti boje për printer Të-Gjitha-në-Një
Thjesht zëvendësoni kutinë e bojës e printerit Të-Gjitha-në-Një që përmban tonerin dhe pjesët kryesore dhe i-SENSYS MF6580PL juaj është aq i mirë sa një i ri. Ndërroni kutitë e bojës në pak sekonda dhe përfitoni nga rezultatet e vazhdueshme me cilësi të lartë.

* Bazuar në Standardin e ITU-T Tabelës Nr. 1

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Drajvers
Produkte përkatëse
Printera me lazer beams
Fakse Lazer
Fotokopje personale dixhitale
  © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit