Canon i-SENSYS MF6560PL Multifunksionale me lazer
Produktet e arkivuara
|
|
|
|
Kjo qendër komunikimi tavoline jep printim, faksim, kopjim dhe skanim me ngjyra me shpejtësi dhe cilësi të lartë. Pajtueshmëria PCL5e/6 dhe lidhja opsionale në rrjet rrisin produktivitetin.
|
|
Karakteristikat |
- Lazer Të-Gjitha-në-Një: printim, faksim, kopjim, skanim me ngjyra
- 22 ppm/cpm, rezolucion printimi 1200 x 600 dpi (i zmadhuar)
- Modem faksi Super G3
- Pajtueshmëri PCL5e/6 dhe lidhje opsionale në rrjet
- Ushqyes Automatik Dokumentesh Dupleks me 50-faqe
|
|
| Qendër komunikimi e plotë për tavolinë |
|
Zgjidhja juaj e biznesit Të-Gjitha-në-Një Kjo pajisje Të-Gjitha-në-Një kompakte dhe e fortë trajton nevojat tuaja të biznesit shpejt dhe me rendiment. Përfitoni nga printimi lazer produktiv, faksimi, kopjimi dhe skanimi me ngjyra. Ulni kostot e investimit në mënyrë të konsiderueshme dhe kurseni hapësirën e zyrës.
Dalje lazer me shpejtësi dhe cilësi të lartë Printoni dhe kopjoni me 22 faqe për minutë me rendiment lazer me cilësi të lartë. Një rezolucion printimi i madh prej 1200 x 600dpi jep rezultate të përkryera për tekstin dhe grafikat. Filloni të printoni direkt pasi virtualisht nuk ka kohë ngrohje me teknologjinë e rregullimit sipas Kërkesave të Canon.
Faksim i shpejtë dhe profesional Modemi i faksit Super G3 dërgon fakse me shpejtësi 3 sekonda për faqe* për të shkurtuar shpenzimet tuaja të komunikimit. Memoria 1280-faqëshe* e faksit ruan fakset ardhëse me siguri nëse letra ose toneri mbarohen. Teknologjia Ultra High Quality nga Canon siguron që të gjitha detajet të dalin pastër kur dërgoni një kombinim diagramash, fotosh dhe teksti.
Rrjet opsional dhe pajtueshmëri PCL Ndani burimet e printimit me AXIS 1650 Print Server opsional - që ofron lidhje produktive në rrjet direkt nga të gjithë kompjuterat e lidhur. i-SENSYS MF6560PL ka pajtueshmëri PCL5e dhe PCL6 përveç gjuhës së printerit nga Canon UFR-II LT. Kjo siguron funksionim të thjeshtë dhe pa telashe në mjedisin e rrjetit tuaj ekzistues.
Veçoritë të ruajtjes së kohës Veçoritë e ruajtjes së kohës rrisin lehtësinë në përdorim dhe produktivitetin. Ushqyesi Automatik Dupleks i Dokumenteve me 50-faqe shpejton printimin dhe skanimin nga të dy anët. Madje faksoni dhe dokumente të gjatë pa qenë nevoja t'i ndani më parë. Një kasetë letre 500-fletëshe dhe një sirtar shumëqëllimësh me 100 fletë përmbush mjaftueshëm kërkesat tuaja të letrës. Për përdorim me ngarkesë të madhe një kasetë opsionale me 500-fletë është e disponueshme.
Skanim i shkëlqyer me ngjyra Skanoni dokumenta me ngjyra dhe fotografi direkt në format PDF ose email. Një rezolucion skanimi optik prej 600 x 600 dpi deri në rezolucion të zmadhuar prej 9600 x 9600 dpi siguron detaje maksimale. Ndërfaqja USB2.0 me shpejtësi të lartë përshpejton transmetimin e imazheve ndërmjet shumëfunksionalit dhe kompjuterit.
Kuti boje për printer Të-Gjitha-në-Një Thjesht zëvendësoni kutinë e bojës e printerit Të-Gjitha-në-Një që përmban tonerin dhe pjesët kryesore dhe i-SENSYS MF6560PL juaj është aq i mirë sa një i ri. Ndërroni kutitë e bojës në pak sekonda dhe përfitoni nga rezultatet e vazhdueshme me cilësi të lartë.
* Bazuar në Standardin e ITU-T Nr. tabelës 1
|
|
 |
|