Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Multifunksionale me lazer > i-SENSYS MF6550

Canon i-SENSYS MF6550
Multifunksionale me lazer

Produktet e arkivuara

MF6550

Përfitoni nga një qendër e plotë printimi dhe komunikimi. Kjo pajisje Të-Gjitha-në-Një ofron printime, faksime, kopjime dhe skanime me ngjyra lazer me cilësi të lartë të shpejtë dhe profesionale me një investim minimal.

Karakteristikat

  • Lazer Të-Gjitha-në-Një: printim, faksim, kopjim, skanim me ngjyra
  • 22 ppm/cpm, rezolucion printimi 1200 x 600 dpi (i zmadhuar)
  • Modem faksi Super G3
  • 50-page Duplex Automatic Document Feeder
  • Lidhshmëri opsionale për rrjet
Qendër komunikimi me performancë të lartë dhe produktive



Të gjitha në një pa kompromis
Kjo pajisje shumë funksionale kompakte dhe e plotë trajton nevojat tuaja të biznesit shpejt dhe me rendiment. Përfitoni nga printimi lazer produktiv dhe profesional, faksimi, kopjimi dhe skanimi me ngjyra. Ulni kostot e investimit në mënyrë të konsiderueshme dhe kurseni hapësirën e zyrës.

Dalje lazer me shpejtësi dhe cilësi të lartë
Printoni dhe kopjoni me 22 faqe për minutë me rendiment lazer me cilësi të lartë. Një rezolucion printimi i madh prej 1200 x 600dpi jep rezultate të përkryera për tekstin dhe grafikat. Filloni të printoni direkt pasi virtualisht nuk ka kohë ngrohje me teknologjinë e rregullimit sipas Kërkesave të Canon.

Faksim i shpejtë dhe profesional
Modemi i faksit Super G3 dërgon fakse me shpejtësi 3 sekonda për faqe* për të shkurtuar shpenzimet tuaja të komunikimit. Memoria 256-faqëshe* e faksit ruan fakset ardhëse me siguri nëse letra ose toneri mbarohen. Teknologjia Ultra High Quality nga Canon siguron që të gjitha detajet të dalin pastër kur dërgoni një kombinim diagramash, fotosh dhe teksti.

Veçoritë të ruajtjes së kohës
Veçoritë e ruajtjes së kohës rrisin lehtësinë në përdorim dhe produktivitetin. Ushqyesi Automatik Dupleks i Dokumenteve me 50-faqe shpejton printimin dhe skanimin nga të dy anët. Madje faksoni dhe dokumente të gjatë pa qenë nevoja t'i ndani më parë. Një kasetë letre 500-fletëshe dhe një sirtar shumëqëllimësh me 100 fletë përmbush mjaftueshëm kërkesat tuaja të letrës. Për përdorim me ngarkesë të madhe një kasetë opsionale me 500-fletë është e disponueshme.

Printim opsional nga rrjeti
Ndani burimet e printimit me AXIS 1650 Print Server - që ofron lidhje të thjeshtë dhe të shpejtë te rrjeti juaj ekzistues. maksimizoni potencialin e i-SENSYS MF6550 tuaj dhe përfitoni nga printimi produktiv në rrjet direkt nga të gjithë kompjuterat e lidhur.

Skanim i shkëlqyer me ngjyra
Skanoni dokumenta me ngjyra dhe fotografi direkt në format PDF ose email. Një rezolucion skanimi optik prej 600 x 600 dpi deri në rezolucion të zmadhuar prej 9600 x 9600 dpi siguron detaje maksimale. Ndërfaqja USB2.0 me shpejtësi të lartë përshpejton transmetimin e imazheve ndërmjet shumëfunksionalit dhe kompjuterit.

Kuti boje për printer Të-Gjitha-në-Një
Thjesht zëvendësoni kutinë e bojës e printerit Të-Gjitha-në-Një që përmban tonerin dhe pjesët kryesore dhe i-SENSYS MF6550 juaj është aq i mirë sa një i ri. Ndërroni kutitë e bojës në pak sekonda dhe përfitoni nga rezultatet e vazhdueshme me cilësi të lartë.

* Bazuar në Standardin e ITU-T Tabelës Nr. 1

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Drajvers
Produkte përkatëse
Printera me lazer beams
Fakse Lazer
Fotokopje personale dixhitale
  © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2008   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit