Canon i-SENSYS MF6540PL Multifunksionale me lazer
Produktet e arkivuara
|
|
|
|
Kurseni kohë, hapësirë dhe para me printimit, kopjimin dhe skanimin me ngjyra të shpejtë dhe me cilësi të lartë. Kjo pajisje Të-Gjitha-në-Një e fortë por përsëri me stil përfshin pajtueshmëri PCL5e/6 dhe lidhje opsionale në rrjet.
|
|
Karakteristikat |
- Lazer Të-Gjitha-në-Një: printim, kopjim, skanim me ngjyra
- 22 ppm/cpm, rezolucion printimi 1200 x 600 dpi (i zmadhuar)
- Pajtueshmëri PCL5e/6 dhe lidhje opsionale në rrjet
- Ushqyes Automatik Dokumentesh Dupleks me 50-faqe
|
|
| Qendër biznesi profesionale dhe me cilësi të lartë |
|
Shumëfunksional i fortë dhe i sigurt Kryeni nevojat e biznesit tuaj shpejt dhe me rendiment me këtë shumvfunksional të fortë dhe të sigurt. Merrni printim, kopjim dhe skanim me ngjyra produktiv lazer në një njësi kompakte. Ulni kostot e investimit në mënyrë të konsiderueshme dhe kurseni hapësirën e zyrës.
Dalje lazer me shpejtësi dhe cilësi të lartë Printoni dhe kopjoni me 22 faqe për minutë me rendiment lazer me cilësi të lartë. Një rezolucion printimi i madh prej 1200 x 600dpi jep rezultate të përkryera për tekstin dhe grafikat. Filloni të printoni direkt pasi virtualisht nuk ka kohë ngrohje me teknologjinë e rregullimit sipas Kërkesave të Canon.
Rrjet opsional dhe pajtueshmëri PCL Ndani burimet e printimit me AXIS 1650 Print Server opsional - që ofron lidhje produktive në rrjet direkt nga të gjithë kompjuterat e lidhur. i-SENSYS MF6540PL ka pajtueshmëri PCL5e dhe PCL6 përveç gjuhvs së printerit nga Canon UFR-II LT. Kjo siguron funksionim të thjeshtë dhe pa telashe në mjedisin e rrjetit tuaj ekzistues.
Veçoritë të ruajtjes së kohës Veçoritë e ruajtjes së kohës rrisin lehtësinë në përdorim dhe produktivitetin. Ushqyesi Automatik Dupleks i Dokumenteve me 50-faqe shpejton printimin dhe kopjimin nga të dy anët pa nevojën e ndarjes së dokumenteve të gjatë. Një kasetë letre 500-fletëshe dhe një sirtar shumëqëllimësh me 100 fletë përmbush mjaftueshëm kërkesat tuaja të letrës. Për përdorim me ngarkesë të madhe një kasetë opsionale me 500-fletë është e disponueshme.
Skanim i shkëlqyer me ngjyra Skanoni dokumenta me ngjyra dhe fotografi direkt në format PDF ose email. Një rezolucion skanimi optik prej 600 x 600 dpi deri në rezolucion të zmadhuar prej 9600 x 9600 dpi siguron detaje maksimale. Ndërfaqja USB2.0 me shpejtësi të lartë përshpejton transmetimin e imazheve ndërmjet shumëfunksionalit dhe kompjuterit.
Kuti boje për printer Të-Gjitha-në-Një Thjesht zëvendësoni kutinë e bojës e printerit Të-Gjitha-në-Një që përmban tonerin dhe pjesët kryesore dhe i-SENSYS MF6540PL juaj është aq i mirë sa një i ri. Ndërroni kutitë e bojës në pak sekonda dhe përfitoni nga rezultatet e vazhdueshme me cilësi të lartë.
|
|
 |
|