Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Multifunksionale me lazer > i-SENSYS MF6530

Canon i-SENSYS MF6530
Multifunksionale me lazer

Produktet e arkivuara

MF6530

Rrit efikasitetin me këtë shumëfunksionësh të fortë, elegant dhe me kosto të ulët. Printimi lazer, kopjim dhe skanimi me ngjyra i shpejtë dhe me cilësi të lartë siguron produktivitet profesional.

Karakteristikat

  • Lazer Të-Gjitha-në-Një: printim, kopjim, skanim me ngjyra
  • 22 ppm/cpm, rezolucion printimi 1200 x 600 dpi (i zmadhuar)
  • Ushqyes Automatik Dokumentesh Dupleks me 50-faqe
  • Lidhshmëri opsionale për rrjet
Me kosto të ulët, performancë të lartë, qendër biznesi



Efikasitet, ekonomi dhe lehtësi Të-Gjitha-në-Një
i-SENSYS MF6530 i fortë dhe i sigurtë përpunon nevojat e biznesit tuaj shpejt, me lehtësi dhe efikasitet. Rrisni produktivitetin e grupit të punës me printim lazer, kopjim dhe skanim me ngjyra në një njësi kompakte. Ulni kostot e investimit në mënyrë të konsiderueshme dhe kurseni hapësirën e zyrës.

Dalje lazer me shpejtësi dhe cilësi të lartë
Printoni dhe kopjoni me 22 faqe për minutë me rendiment lazer me cilësi të lartë. Një rezolucion printimi i madh prej 1200 x 600dpi jep rezultate të përkryera për tekstin dhe grafikat. Filloni të printoni direkt pasi virtualisht nuk ka kohë ngrohje me teknologjinë e rregullimit sipas Kërkesave të Canon.

Veçoritë të ruajtjes së kohës
Veçoritë e ruajtjes së kohës rrisin lehtësinë në përdorim dhe produktivitetin. Ushqyesi Automatik Dupleks i Dokumenteve me 50-faqe shpejton printimin dhe kopjimin nga të dy anët pa nevojën e ndarjes së dokumenteve të gjatë. Një kasetë letre 500-fletëshe dhe një sirtar shumëqëllimësh me 100 fletë përmbush mjaftueshëm kërkesat tuaja të letrës. Për përdorim me ngarkesë të madhe një kasetë opsionale me 500-fletë është e disponueshme.

Printim opsional nga rrjeti
Ndani burimet e printimit me AXIS 1650 Print Server ospional, duke ofruar lidhje të thjeshtë dhe të shpejtë te rrjeti juaj ekzistues. Maksimizoni potencialin e i-SENSYS MF6530 tuaj dhe përfitoni nga printimi produktiv në rrjet direkt nga të gjithë kompjuterat e lidhur.

Skanim i shkëlqyer me ngjyra
Skanoni dokumenta me ngjyra dhe fotografi direkt në format PDF ose email. Një rezolucion skanimi optik prej 600 x 600 dpi deri në rezolucion të zmadhuar prej 9600 x 9600 dpi siguron detaje maksimale. Ndërfaqja USB2.0 me shpejtësi të lartë përshpejton transmetimin e imazheve ndërmjet shumëfunksionalit dhe kompjuterit.

Kuti boje për printer Të-Gjitha-në-Një
Thjesht zëvendësoni kutinë e bojës e printerit Të-Gjitha-në-Një, që përmban tonerin dhe pjesët kryesore, dhe i-SENSYS MF6530 juaj është aq i mirë sa një i ri. Ndërroni kutitë e bojës në pak sekonda dhe përfitoni nga rezultatet e vazhdueshme me cilësi të lartë.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Drajvers
Produkte përkatëse
Printera me lazer beams
Fakse Lazer
Fotokopje personale dixhitale
  © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2008   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit