Kompakt dhe elegant Ky 4-në-1 kompakt dhe gati për rrjet është krijuar për ekipet e vegjël në zyrë ose për përdorimin personal në shtëpi. Produktiv dhe elegant, ai ofron funksionueshmëri të printimit, kopjimit, skanimit dhe dërgimit të faksit me cilësi të lartë, në një pajisje që kursen hapësirën.
Cilësi e shkëlqyer e imazhit Një rezolucion i përmirësuar i printimit deri në 1200 x 600 dpi jep prodhim profesional lazer për të gjithë punën tuaj, me tekst të mprehtë dhe grafikë të hollë. Mahnitni klientët, kolegët dhe miqtë duke printuar dokumentë me pamje profesionale nga të dyja anët - ndërsa kurseni letër në të njëjtën kohë.
Ushqyesi Automatik i Dokumentit me 35 fletë Për prodhueshmëri të shtuar, dokumentët me shumë faqe mund të kopjohen, skanohen ose dërgohen me faks me lehtësi, duke përdorur ADF e integruar me 35 fletë.
Gati për rrjet i-SENSYS 4570dn është gati për rrjet, duke u lejuar ekipeve të vegjël që të përdorin me lehtësi aftësitë produktive të tij. Duke ofruar skanimin në rrjet, një Ndërfaqe e Përdoruesit të Largët lejon përdoruesit dhe administratorët që të vëzhgojnë dhe të administrojnë gjendjen e makinerisë drejtpërdrejt nga browserat e tyre të internetit.
I lehtë për t'u përdorur i-SENSYS MF4570dn paraqet një ndërfaqe LCD të thjeshtë dhe intuitive, të krijuar për përdorimin e thjeshtë. Me 5 rreshta të tekstit, plus animacionet, karakteristikat mund të përdoren shpejt e me lehtësi dhe më shumë informacion mund të komunikohet, duke kursyer kohë dhe mundim.
Kurseni kohë dhe energji Me një shpejtësi prodhimi prej 25 fnm dhe një Kohë të Shpejtë të Kopjes së Parë prej më pak se 9 sekonda, printimet dhe kopjet jepen në momentin që ju nevojiten. Me rifillimin e shpejtë nga modaliteti i fjetjes, falë teknologjive Printimi i Parë i Shpejtë, pritjet e gjata për dokumentët tuaj janë një gjë e së kaluarës. Gjithashtu, kjo pajisje ekonomike përdor vetëm 3 wat në modalitetin e fjetjes, duke siguruar efektshmërinë e energjisë.
Skanim i gjithanshëm me ngjyra Skanimi i dokumentave dhe fotografive me ngjyra është e thjeshtë dhe mjaft e gjithanshme, duke përdorur një rezolucion të lartë deri në 9600 x 9600 dpi. Skedarët mund të skanohen drejtpërdrejt në e-mail ose PDF të kërkueshëm, duke përdorur Kutinë e Mjeteve MF, duke lejuar që ato të gjenden shpejt në të ardhmen. Gjithashtu, përdoruesit e Windows mund të skanojnë drejtpërdrejt në rrjet, duke përdorur Kutinë e Mjeteve MF.
Fisheku Të Gjithë Në Një Fisheku i riciklueshëm Të Gjithë Në Një siguron funksionimin pa nevojë për mirëmbajtje dhe prodhimin e vazhdueshëm me cilësi të lartë. Zëvendësoni fishekun kompakt brenda disa sekondash – që përmban tonerin, cilindrin dhe njësitë e pastrimit - me një Fishek të Vërtetë Lazer Canon dhe printeri juaj shumëfunksional është si i ri.
|