spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image
Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image spacer image
         
spacer image spacer image
spacer image Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > i-SENSYS Multifunksionale me lazer > i-SENSYS MF4430 spacer image spacer image
spacer image

Canon i-SENSYS MF4430
i-SENSYS Multifunksionale me lazer

Ky 3-në-1 mono lazer elegant ofron printimin, kopjimin, skanimin dhe futjen e dokumentit në një pajisje kompakte. Ideal për shtëpitë dhe zyrat e vogla, është produktiv, i thjeshtë për t'u përdorur dhe efikas në energji.

Karakteristikat

  • 3-në-1 mono lazer: printim, kopjim dhe skanim
  • Dizajn elegante, që kursen hapësirë
  • Ekran LCD intuitiv dhe i thjeshtë për t'u përdorur
  • 23 fnm, 9 sekonda Koha e Kopjes së Parë
  • Rezolucioni deri në 1200 x 600 dpi
  • Ushqyesi Automatik i Dokumentit me 35 fletë
  • Efikas në energji
Gjithshka është e thjeshtë me 3-në-1 kompakt, elegant dhe shumëfunksional



Elegant dhe kompakt
Ky shumëfunksional ofron funksionueshmëri të printimit, kopjimit dhe skanimit me cilësi të lartë në një paketë që kursen hapësirë, mjaft të përballueshme. Me madhësinë e vogël të tij dhe dizajn elegante e gjitha e zezë, është një shtesë e mirëpritur në çdo tryezë dhe është ideal për përdorimin në shtëpi ose në zyrë.

Cilësi e shkëlqyer e imazhit
Një rezolucion i përmirësuar i printimit deri në 1200 x 600 dpi jep prodhim profesional lazer për të gjithë punën tuaj, me tekst të mprehtë dhe grafikë të hollë.

Ushqyesi Automatik i Dokumentit me 35 fletë
Kopjoni dhe skanoni dokumenta me shumë faqe shpejt dhe me lehtësi me Ushqyesin Automatik të Dokumentit me 35 fletë.

I lehtë për t'u përdorur
i-SENSYS MF4430 paraqet një ndërfaqe LCD të thjeshtë dhe intuitive, të krijuar për përdorimin e thjeshtë. Me 5 rreshta të tekstit, plus animacionet, karakteristikat mund të përdoren shpejt e me lehtësi dhe më shumë informacion mund të komunikohet, duke kursyer kohë dhe mundim.

Kurseni kohë dhe energji
Me një shpejtësi prodhimi prej 23 fnm dhe një Kohë të Shpejtë të Kopjes së Parë prej më pak se 9 sekonda, printimet dhe kopjet jepen në momentin që ju nevojiten. Me rifillimin e shpejtë nga modaliteti i fjetjes, falë teknologjive Printimi i Parë i Shpejtë, pritjet e gjata për dokumentët tuaj janë një gjë e së kaluarës. Gjithashtu, kjo pajisje ekonomike përdor vetëm 3 wat në modalitetin e fjetjes, duke siguruar efektshmërinë e energjisë.

Skanim i gjithanshëm me ngjyra
Skanimi i dokumentave dhe fotografive me ngjyra është e thjeshtë dhe mjaft e gjithanshme, duke përdorur një rezolucion të lartë deri në 9600 x 9600 dpi. Skedarët mund të skanohen drejtpërdrejt në e-mail ose PDF të kërkueshëm, duke përdorur Kutinë e Mjeteve MF, duke lejuar që ato të gjenden shpejt në të ardhmen.

Fisheku Të Gjithë Në Një
Fisheku i riciklueshëm Të Gjithë Në Një siguron funksionimin pa nevojë për mirëmbajtje dhe prodhimin e vazhdueshëm me cilësi të lartë. Zëvendësoni fishekun kompakt brenda disa sekondash – që përmban tonerin, cilindrin dhe njësitë e pastrimit - me një Fishek të Vërtetë Lazer Canon dhe printeri juaj shumëfunksional është si i ri.

Print page Printoje këtë faqe arrow more

spacer image
Shkarkime
Broshura
Softuera & Drivera
Produkte përkatëse
Printera me lazer beams
Fakse Lazer
Fotokopje personale dixhitale
BLI Seal 2010 - Highly Recommended
Energy Star logo
spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image
spacer image You Can Image spacer image spacer image
spacer image
spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit spacer image spacer image