Canon i-SENSYS MF4330d Multifunksionale me lazer
|
|
|
|
Ky mono lazer kompakt të-gjitha-në-një është efikas në energji, i thjeshtë për tu përdorur dhe ofron printim nga të dyja anët. Sjell dalje të shpejta profesionale, me ushqim automatik të dokumenteve për të rritur produktivitetin.
|
|
Karakteristikat |
- Të-gjitha-në-një: printim, kopjim dhe skanim
- 22 ppm/cpm, printim deri 1200 x 600 dpi
- Koha e daljes së kopjes së parë: 9 sek ose më pak
- Efikas në energji
- Printim automatik nga të dyja anët
- Ushqyes Automatik Dokumentash 35-fletësh
- Skanim me ngjyra, ruajtje si PDF
|
|
| Lazer kompakt, me kosto të ulët dhe produktiv të-gjitha-në-një |
|
Përsosmëri të-gjitha-në-një Duke ofruar vlerë shkëlqyer për paratë, ky multifunksional kompakt siguron performancë të mrekullueshme printimi, kopjimi dhe skanimi me ngjyra në një njësi vend-kursyese – për të maksimizuar efikasitetin dhe minimizuar kostot e ivestimit.
Dalje të shpejta, profesionale Përshpejtoni rrjedhën tuaj të punës me printim dhe kopjim produktiv me 22 ppm/cpm të shpejta. Një rezolucion i përmirësuar printimi deri në 1200 x 600 dpi jep dalje profesionale lazer për të gjithë punën tuaj, me tekst të mprehtë dhe grafika të imëta.
Efikasitet kohë- dhe energji-kursyes Nuk ka kohë pritje ose të harxhuar falë teknologjive të printimit të shpejtë të faqes së parë. Me ngrohje në çast, pajisja hidhet në aksion në momentin që ju keni nevojë për të. Kjo njësi ekonomike përdor vetëm 3 wat në regjim të fjetje, duke siguruar efikasitet në energji.
Printim automatik nga të dyja anët Kurseni letër, ulni shpenzimet dhe prodhoni dokumente profesional me printimin komod automatik nga të dyja anët. Reduktimi i konsumit të letrës gjithashtu ndihmon për të mbrojtur ambjentin.
Ushqyes Automatik Dokumentash 35-fletësh Kopjoni dhe skanoni dokumenta me shumë faqe me shpejtësi dhe lehtësi me ushqyesin automatik me dokumenta 35-fletë.
Skanim i shkëlqyer me ngjyra Skanoni dokumente me ngjyra dhe fotografi me lehtësi - me rezolucion deri 9600 x 9600 dpi - dhe ruajini në formate skedarësh të ndryshëm. Skanoni direkt në PDF për të përshpejtuar rrjedhën tuaj të punës dhe për të krijuar PDF komode, të rikërkueshme. Softueri i bashkëlidhur OCR (Optical Character Recognition) konverton tekstin e printuar në dokumente elektronik të modifikueshëm, pa bezdisjen e rishtypjes.
Kuti boje për printer të-gjitha-në-një Kutia e bojës të-gjitha-në-një siguron përdorim pa mirmbajtje dhe dalje të vazhdueshme me cilësi të lartë. Thjeshtë zëvendësoni kutinë kompakte të bojës - që përmban toner, ngjyrë dhe njësitë e pastrimit - me një kuti boje lazer të mirëfillitë Canon dhe miltifunksionali juaj është aq i mirë si të ishte i ri.
|
|
 |
|