Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Multifunksionale me lazer > i-SENSYS MF4270

Canon i-SENSYS MF4270
Multifunksionale me lazer

Produktet e arkivuara

HF10

Ky Të-Gjitha-në-Një kompakt dhe gati për rrjet ofron printim lazer produktiv për zyra të vogla, faksim, kopjim dhe skanim me ngjyra. Shkurto shpenzimet e letrës dhe krijo dokumenta profesional me printim nga të dyja anët.

Karakteristikat

  • Printim, faksim, kopjim, skanim me ngjyra
  • Ndërfaqe rrjeti e integruar
  • Modem faksi Super G3
  • Dupleks automatik
  • Kohë ngrohje zero nga regjimi fjetje
  • Koha e kopjes së parë në më pak se 9 sekonda
  • 20 ppm/cpm, deri në 1200x600dpi rezolucion printimi
  • Ushqyes Automatik Dokumentash 35-fletësh
Të-Gjitha-në-Një me lazer, kompakt dhe gati për rrjet, për zyra të vogla



Produktivitet vendkursyes
Ky shumëfunksional elegant është zgjidhja ideale për zyra të vogla që duan të rrisin produktivitetin dhe të kursejnë vend. Përfito nga funksionaliteti profesional i printimit, faksimit, kopjimit dhe skanimit me ngjyra në një njësi kompakte tavoline.

Lidhshmëri e thjeshtë në rrjet
Printim i ndarë dhe faks në PC falë kartës së ndërfaqes së rrjetit të integruar. Një Ndërfaqe Përdorimi në Largësi i lejon përdoruesve të shohin statusin e pajisjes dhe të monitorojë punët e printimit nga shfletuesi i web-it i tyre. Gjithashtu administratorët mund të kontrollojnë cilësimet e pajisjes.

Faksim i shpejtë me cilësi të lartë
Modemi i faksit të Super G3 transmeton fakse në më pak se 3 sekonda për faqe* për të shkurtuar shpenzimet tuaja të komunikimit. Memoria 256-faqëshe* e faksit ruan fakset me siguri nëse letra ose toneri mbarohen. Skano dokumenta në memorie para transmetimit për të kursyer kohë.

Teknologjia jonë e cilësisë ultra të lartë e imazhit siguron që të gjitha detajet dalin të qarta kur dërgohen dokumente që përmbajnë diagrama, fotografi ose tekst të imët.

Shkurto shpenzimet e letrës
Shkurto shpenzimet e letrës dhe prodho dokumente dhe broshura me pamje profesionale me printim automatik nga të dyja anët të integruar.

Kurse kohë, kurse energji
Përshpejto rrjedhën tuaj të punës. Me praktikisht kohë ngrohje zero nga regjimi i fjetjes, dhe një kohë kopjimi të fletës së parë me më pak se 9 sekonda, nuk ka pritje për printime ose kopjime. Kurse gjithashtu në shpenzime energjie pasi kjo njësi me efikasitet në energji përdor vetëm 3 wat në regjim fjetje.

Dalje me shpejtësi të lartë, me cilësi të lartë
Printo dhe kopjo dokumente të mëdha me shumë faqe me lehtësi falë një shpejtësie të lartë printimi prej 20 ppm/cpm. Rezolucioni i printimi deri në 1200 x 600dpi siguron dalje me cilësi të lartë, me tekst të mprehta dhe grafika të qarta.

Ushqyes Automatik Dokumentash 35-fletësh
Kopjo, fakso dhe skano dokumenta dokumente me shumë faqe me shpejtësi dhe lehtësi duke përdorur Ushqyes Automatik Dokumentit me 35-faqe. Një sirtar letre 250-fletësh dhe sirtar me shumë qëllime ofron trajtim fleksibël letre.

Skanim i gjithanshëm me ngjyra
Softueri i lehtë për tu përdorur MF toolbox lejon hyrje të shpejtë në funksione të ndryshme skanimi me ngjyra duke përfshirë skano për në pdf dhe skano për në email. Konverto dokumenta letre në dokumenta digjital duke përdorur softuerin OCR.

Kuti boje për printer Të-Gjitha-në-Një
Kutia e bojës Të-Gjitha-në-Një redukton kërkesat e mirëmbajtjes dhe siguron dalje të vazhdueshme me cilësi të lartë. Thjeshtë zëvendëso kutinë kompakte të bojës - që përmban toner, njësitë e cilindrit dhe pastrimit - dhe printeri është aq i mirë si të ishte "i ri".

* Bazuar në Standardin e ITU-T Nr. tabelës 1

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Drajvers
Produkte përkatëse
Printera me lazer beams
Fakse Lazer
Fotokopje personale dixhitale
  © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2008   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit