Canon i-SENSYS MF4150 Multifunksionale me lazer
|
|
|
|
Printoni, faksoni, kopjoni dhe skanoni në mënyrë të përkryer me këtë pajisje Të-Gjitha-në-Një lazer kompakte. Një Ushqyes Automatik Dokumentesh me 35-fletë dhe printim automatik nga të dyja anët rrisin produktivitetin tuaj.
|
|
Karakteristikat |
- Printer lazer kompakt, faks, fotokopje, skaner
- Printimi i Shpejtë i Faqes së Parë në 9.6 sekonda
- 20 ppm/cpm, printim 1200x600dpi (i përmirësuar)
- Faks Super G3, memorie faksi 256-faqe*
- ADF 35-fletëshe
- Printim automatik nga të dyja anët
- Kuti boje për printer Të-Gjitha-në-Një
|
|
| Qendër komunikimi kompakte dhe produktive me printim automatik nga të dyja anët |
|
Më shumë produktivitet në më pak hapësirë Merrni printim me lazer profesional, faksim, kopjim dhe skanim me ngjyra në hapësirën më të vogël të mundshme. Kompakt dhe me stil i-SENSYS MF4150 është i thjeshtë për t'u përdorur dhe vendosur. Siguron produktivitet maksimal për një investim minimal.
Printim i shpejtë i faqes së parë për të kursyer kohë
Me një kohë printimi të faqes së parë prej 9,6 sekondash, nuk ka pritje të kotë kur doni të printoni. Njësia futet në veprim në momentin që ju keni nevojë për të, falë teknologjisë sonë Sipas-Kërkesës, përpunimit me shpejtësi të lartë UFRII LT dhe tonerit me cilësi të lartë.
Dalje lazer me shpejtësi dhe cilësi të lartë
Shpejtësia e daljes është 20 faqe për minutë për printime dhe kopjime. Një rezolucion printimi i madh prej 1200 x 600dpi jep printim cilësor profesional me lazer. Përfitoni edhe nga shpejtësia edhe nga cilësia pa rrezik.
Faksim profesional
Modemi i faksit Super G3 dërgon fakse me 3 sekonda për faqe* për të shkurtuar shpenzimet e komunikimit. Memorie 256-faqëshe* e faksit ruan fakset ardhëse me siguri nëse letra ose toneri mbarohen. Teknologjia Ultra High Quality (Cilësi Ultra e Lartë) siguron që të gjitha detajet të dalin pastër kur dërgoni një kombinim diagramash, fotosh dhe teksti.
Ushqyes Automatik Dokumentash 35-fletësh
Kopjoni, faksoni dhe skanoni dokumente me shumë faqe me lehtësi duke përdorur Ushqyesin Automatik të Dokumenteve me 35-fletë. Kurseni kohë pasi nuk ka nevojë që të ndani dokumentet e gjatë.
Printim automatik nga të dyja anët
Ulni kostot e letrës me printimin nga të dyja anët. Merrni dokumente me pamje profesionale në të njëjtën kohë kurseni para.
Kuti boje për printer Të-Gjitha-në-Një
Thjesht zëvendësoni kutinë e bojës e printerit Të-Gjitha-në-Një, duke i lënë në vend tonerin dhe pjesët kryesore dhe printeri juaj shumëfunksional është aq i mirë sa një i ri. Ndërroni kutitë e bojës në pak sekonda dhe përfitoni nga rezultatet e vazhdueshme me cilësi të lartë.
Skanim i gjithanshëm me ngjyra
Skanoni dokumenta me ngjyra dhe fotografi direkt në aplikimet e kompjuterit, në email ose në PDF. Konverto dokumenta letre në dokumenta digjital duke përdorur softuerin MF Toolbox. Softueri OCR ka kërkim të thjeshtë në dokument duke përdorur fjalëçelës. Ndërfaqja USB2.0 me shpejtësi të lartë përshpejton transmetimin e imazheve ndërmjet njësisë dhe kompjuterit tuaj.
Rrjet produktiv
Serveri i printerit opsional AXIS 1650 ofron printim produktiv nga rrjeti, fkasim nga kompjuteri dhe skanim me ngjyra. I thjeshtë në konfigurim dhe vënie në punë, ai lejon që një grup pune i vogël të ndajë plotësisht këto funksione direkt nga kompjuterat e tyre të lidhur.
* Bazuar në Standardin e ITU-T Nr. tabelës 1
|
|
 |
|