Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Multifunksionale me lazer > i-SENSYS MF4140

Canon i-SENSYS MF4140
Multifunksionale me lazer

MF4140

Merrni printim, faksim, kopjim dhe skanim lazer me cilësi të lartë me këtë pajisje Të-Gjitha-në-Një kompkte dhe me stil. Kurseni kohën dhe ulni kostot e letrës me printim automatik nga të dyja anët.

Karakteristikat

  • Printer lazer kompakt, faks, fotokopjues dhe skaner me ngjyra
  • Printimi i Shpejtë i Faqes së Parë në 9.6 sekonda
  • 20 ppm/cpm, printim 1200x600dpi (i përmirësuar)
  • Faks Super G3, memorie faksi 256-faqe*
  • Printim automatik nga të dyja anët
  • Kuti boje për printer Të-Gjitha-në-Një
Pajisje Të-Gjitha-në-Një lazer i shpejtë dhe i lehtë në përdorim me faksim dhe printim automatik nga të dyja anët



Pajisje Të-Gjitha-në-Një kompakte, e plotë
Kompakt, i fortë dhe me stil i-SENSYS MF4140 siguron printim me lazer profesional, faksim, kopjim dhe skanim me ngjyra. Ai zë një sipërfaqe vendosje të vogël kështu që përshtatet mjeshtërisht në tavolinën tuaj. I-thjeshtë-për tu përdorur dhe mirëmbajtur, rrit në maksimum efikasitetin dhe ul në minimum kostot tuaja të investimitit.

Printim i shpejtë i faqes së parë për të kursyer kohë

Me një kohë printimi të faqes së parë prej 9.6sekondash, nuk ka pritje të kotë sa herë që doni të printoni. Njësia hidhet në aksion në momentin që ju keni nevojë për të, falë teknologjisë sonë Sipas-Kërkesës, përpunimit me shpejtësi të lartë UFRII LT dhe tonerit me cilësi të lartë.

Dalje lazer me shpejtësi dhe cilësi të lartë

Shpejtësia e daljes është 20 faqe për minut për printime dhe kopjime. Një rezolucion printimi i madh prej 1200 x 600dpi jep printim cilësor profesional me lazer. Ju përfitoni edhe nga shpejtësia edhe nga cilësia, pa rrezik.

Faksim profesional

Modemi i faksit Super G3 dërgon fakse me 3 sekonda për faqe* për të shkurtuar shpenzimet e komunikimit. Kujtesa 256-faqëshe* e faksit ruan fakset ardhëse në mënyrë të sigurt nëse letra ose toneri mbarohen - dhe fakset gjithashtu mund të dërgohen nga memoria. Teknologjia Ultra High Quality (Cilësi Ultra e Lartë) me 256 shkallëzime gri siguron që të gjitha detajet të dalin pastër kur dërgoni një kombinim diagramash, fotosh dhe teksti.

Printim automatik nga të dyja anët

Ulni kostot e letrës me printimin nga të dyja anët. Ju gjithashtu ndihmoni ambjentin duke reduktuar përdorimin e letrës.

Kuti boje për printer Të-Gjitha-në-Një

Thjesht zëvendësoni kutinë e bojës të printerit Të-Gjitha-në-Një, duke i lënë në vend tonerin dhe pjesët kryesore dhe printeri iSENSYS është aq i mirë sa një i ri. Ndërroni kutitë e bojës në pak sekonda dhe përfitoni nga rezultatet e vazhdueshme me cilësi të lartë.

Skanim i gjithanshëm me ngjyra

Skanoni dokumenta me ngjyra dhe fotografi direkt në aplikimet e kompjuterit, në email ose në PDF. Konvertoni dokumente letre në dokumente digjitale të thjeshtë për t'u modifikuar duke përdorur softuerin MF Toolbox. Softueri OCR ka kërkim të thjeshtë në dokument duke përdorur fjalëçelës specifike. Ndërfaqja USB2.0 me shpejtësi të lartë përshpejton transmetimin e imazheve ndërmjet njësisë dhe kompjuterit tuaj.

Rrjet produktiv

Serveri i printerit opsional AXIS 1650 ofron printim produktiv nga rrjeti, fkasim nga kompjuteri dhe skanim me ngjyra. I thjeshtë në konfigurim dhe vënie në punë, ai lejon që një grup pune i vogël të ndajë plotësisht këto funksione direkt nga kompjuterat e tyre të lidhur.

* Bazuar në Standardin e ITU-T Nr. tabelës 1

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Drajvers
Produkte përkatëse
Printera me lazer beams
Fakse Lazer
Fotokopje personale dixhitale
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2008   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit