Komoditet kompakt Të-Gjitha-në-Një Ky i-SENSYS MF4120 ka një sipërfaqe vendosje të vogël kështu që përshtatet mjeshtërisht në tavolinën tuaj. kompakt dhe elegant, siguron printim profesional lazer, kopjim dhe skanim me ngjyra. I-thjeshtë-për tu përdorur dhe mirëmbajtur, rrit në maksimum efikasitetin dhe ul në minimum kostot tuaja të investimitit.
Printim i Shpejtë i Faqes së Parë për t'ju kursyer kohë
Me një kohë printimi të faqes së parë prej 9.6 sekondash, nuk ka pritje të kotë sa herë që doni të printoni. Njësia hidhet në aksion në momentin që ju keni nevojë për të, falë teknologjisë sonë Sipas - Kërkesës, përpunimit me shpejtësi të lartë UFRII LT dhe tonerit me cilësi të lartë.
Dalje lazer me shpejtësi dhe cilësi të lartë
Shpejtësia e daljes është 20 faqe për minut për printime dhe kopjime. Një rezolucion printimi i madh prej 1200 x 600dpi jep printim cilësor profesional me lazer për tekstin dhe grafikat. Ju përfitoni edhe nga shpejtësia edhe nga cilësia, pa rrezik.
Prinim automatik nga të dyja anët
Shkurto kostot e letrës me printim nga të dyja anët. Ju gjithashtu ndihmoni ambjentin duke reduktuar përdorimin e letrës.
Skanim i gjithanshëm me ngjyra
Skanoni dokumente dhe fotografi me ngjyra direkt në aplikimet kompjuterike, në email ose në skedarë PDF të kërkueshëm. Konvertoni dokumente letre në dokumente të thjeshtë për t'u modifikuar dhe shkëmbeni dokumentet digjitale duke përdorur MF Toolbox. Softueri OCR ka kërkim të thjeshtë në dokument duke përdorur fjalëçelës specifike. Ndërfaqja USB2.0 me shpejtësi të lartë përshpejton transmetimin e imazheve ndërmjet shumëfunksionalit dhe PC-së tuaj.
Kuti boje e thjeshtë për printer Të-Gjitha-në-Një
Thjesht zëvendësoni kutinë e bojës e printerit Të-Gjitha-në-Një, duke i lënë në vend tonerin dhe pjesët kryesore dhe printeri juaj shumëfunksional është aq i mirë sa një i ri. ndërroni kutitë e bojës në pak sekonda dhe përfitoni nga rezultatet e vazhdueshme me cilësi të lartë.
Rrjet produktiv
Serveri i printerit opsional AXIS 1650 ofron printim produktiv nga rrjeti dhe skanim me ngjyra. I thjeshtë në konfigurim dhe vënie në punë, ai lejon që një grup pune i vogël të ndajë plotësisht këto funksione direkt nga kompjuterat e tyre të lidhur.
|