Canon PIXMA MX885 Me injektim boje
|
|
|
|
Shijoni printimet e dokumentave dhe fotografive të cilësisë më të lartë me këtë Të-gjitha-në-një Zyre. Me rrjetin dhe Wi-Fi, kjo pajisje ofron gjithashtu aftësi të printimit nga të dyja anët, kopjimin, dërgimin e fakseve dhe skanimin.
|
|
Karakteristikat |
- Të-gjitha-në-një me faks, Wi-Fi & Ethernet
- Skicim elegant i zi
- Ekran 7,5cm TFT dhe Paneli i funksionit të dyfishtë
- ADF dupleks me 35 fletë
- ISO ESAT 12,5 inm mono / 9,3 inm ngjyrë.
- 5 Rezervuarë boje të ndarë
- Deri në 9600 dpi, min 1pl
- Fotografi 10x15cm në përafër 20 sek.
- Skanoni në USB dhe kartën e kujtesës
|
|
| Cilësi, shpejtësi dhe thjeshtësi premium në një Të-gjitha-në-një të fuqishëm. |
|
Ideal për shtëpinë ose zyrën Printoni, skanoni, kopjoni dhe dërgoni faks nga pothuajse kudo në shtëpi ose zyrë me lidhshmërinë Wi-Fi dhe Ethernet. Të gjithë mund të ndajnë rendimentin e kësaj Të-gjitha-në-një elegante, e zezë, gati për rrjet - pa nevojë për kabllo.
I lehtë për t'u përdorur Një ekran i madh TFT 7,5cm e bën të thjeshtë shikimin e funksioneve të zgjedhur dhe shikimin paraprak të imazheve. Paneli i funksionit të dyfishtë ndryshon paraqitjen në varësi të funksionit që është duke u kryer, duke e udhëzuar përdoruesin thjesht te rezultati i dëshiruar.
Cilësi e shkëlqyer e laboratorit fotografik Teknologjia E IMET e Canon-it, me pikat e bojës minimumi 1pl, jep rezolucion të printimit deri më 9600dpi për fotografi dhe imazhe me ngjyra dhe hollësi të mahnitshme. Një printim 10x15cm me cilësi të laboratorit fotografik prodhohet në përafër. 20 sekonda.
Trajtim i dokumentit me shpejtësi të lartë Automatikisht skanoni, kopjoni ose dërgoni faks dokumentë të mëdhenj nga të dyja anët me lehtësi me Ushqyesin automatik të dokumentit (ADF) të integruar plotësisht, me 35 fletë, nga të dyja anët. Skanoni dhe ruani në ‘pdf kompakt’ për një madhësi të vogël të skedarit, ideale për ruajtjen ose dërgimin e e-mailit. Futja automatike nga të dyja anët dhe të dy drejtimet e letrës dhe një sirtar që hapet vetë sigurojnë gjithanshmëri dhe lehtësi të përdorimit.
Rezervuarë boje të ndarë PIXMA MX885 paraqet 5 rezervuarë boje të ndarë. Kur një ngjyrë mbarohet, vetëm ky rezervuar i vetëm ka nevojë të zëvendësohet.
Skanoni në USB ose kartën e kujtesës Një portë USB dhe e kartës së kujtesës në pjesën e përparme lejon që PDF dhe JPEG të skanohen te secili prej tyre – pa një PC.
Shpejtësi mahnitëse Shijoni printime me cilësi të madhe më shpejtësi prej përafër. 12,5 inm në mono ose 9,3 inm me ngjyrë. Fillimi i shpejtë do të thotë se kjo Të-gjitha-në-një është gati për të filluar disa sekonda pas ndezjes.
Program kompjuterik inteligjent Rregullimi Automatik i Dokumentit përmirëson cilësinë dhe lexueshmërinë e skanimeve, duke bërë rregullime automatikë inteligjentë në secilën faqe. Përmbajtja nga faqet e shumtë në internet mund të kombinohet dhe të printohet lehtësisht me Easy-WebPrint EX. Printimi i fotografive nuk ka qënë kurrë më i thjeshtë falë Easy-PhotoPrint EX, që ofron tipare të tillë si Printimi nga Filmi HD të Plotë dhe hyrje e drejtpërdrejtë në Flickr®.
Krijueshmëri e shtuar PARKU KRIJUES PREMIUM është një shërbim në internet që ju lejon të shkarkoni fotografi dhe ilustrime nga fotografët dhe artistët e mirënjohur në mënyrë ndërkombëtare. Këto mund të përdoren për të krijuar kartolina e kalendarë me pamje profesionale dhe shumë më tepër.
Printime fotogafike me jetë të gjatë Sistemi ChromaLife100+ siguron fotografi të bukura që zgjasin gjatë gjithë jetës. Koka e printimit TË IMËTA Canon, bojrat autentike Canon dhe letrat fotografike të zgjedhur Canon kombinohen për të ruajtur ato kujtime të çmuara të mbrojtur për brezat e ardhshëm.
|
|
 |
|