Rezultate me cilësi Kjo Të-gjitha-në-një ju lejon të kopjoni, printoni, skanoni dhe dërgoni faks me lehtësi. Teknologjia e bojës SE IMET Canon dhe një rezolucion prej 4800 x 1200 dpi siguron fotografi të gjalla dhe të shkëlqyera, plus dokumentë biznesi me qartësi të jashtëzakonshme - duke e bërë atë ideal për përdorim në shtëpi ose në një zyrë të vogël. Teknologjia e Sferës së Dyfishtë të Përpunimit të Ngjyrës e Canon jep riprodhim mjaft të saktë të ngjyrave në dokumentet e fotokopjuar, që do të thotë se teksti është qartësisht i lexueshëm, edhe në kopjet e gjeneratës së dytë dhe të tretë.
ADF me 30 fletë Një Ushqyes automatik i dokumentit me 30 fletë do të thotë se skanimi, kopjimi ose dërgimi i fakseve të dokumentëve të mëdhenj mund të bëhet shpejt dhe me një përpjekje minimale.
Shpejtësi mahnitëse Gëzohuni shpejtësive të printimit prej 8,4 inm në mono ose 4,8 inm në ngjyrë. Fillimi i shpejtë do të thotë se kjo Të-gjitha-në-një është gati për të filluar disa sekonda pas ndezjes. Një fotografi pa bordura 10x15 cm gjithashtu mund të printohet në përafërsisht 43 sekonda.
Dërgim i shpejtë i fakseve Dërgimi i fakseve super G3 33,6kbns është i shpejtë dhe i besueshëm. Përdoreni si një faks i vetëm ose dërgoni fakse drejtpërdrejt nga kompjuteri pa e printuar dokumentin fillimisht.
Skano për në USB Një portë USB në pjesën e përparme lejon PDF dhe JPEG që të skanohen drejtpëdrejt në një USB stick – pa u lidhur me një kompjuter. Lidhja Bluetooth mund të blihet si një opsion për të printuar nga pajisjet e pajtueshme me Bluetooth.
PictBridge Aparatët fotografikë digitalë dhe telefonat celularë mund të bashkohen drejtpërdrejt, falë një portë PictBridge në PIXMA MX360. Lejon që fotografitë e kujtimeve të printohen menjëherë - pa u bashkuar me një PC.
Printoni fotografi nga filmat Shndërroni momentet e kamerës tuaj digitale Canon në printime të bukur me tiparin Printimi nga Filmi HD të Plotë të Canon. Thjesht shikoni filmin tuaj në një kompjuter dhe rregjistroni kuadrin ose kuadrot për të printuar.
Program kompjuterik inteligjent Printimi i fotografive nuk ka qënë kurrë më i thjeshtë falë Easy-PhotoPrint EX, që ofron tiparë të tillë si korrigjimi i syrit të kuq dhe lëmimi i fytyrës, që zvogëlon paraqitjen e rrudhave. Rregullimi Automatik i Dokumentit përmirëson cilësinë dhe lexueshmërinë e skanimeve, duke bërë rregullime automatikë inteligjentë në secilën faqe. Përmbajtja nga faqet e shumtë në internet mund të kombinohet dhe të printohet lehtësisht me Easy-WebPrint EX.
Printime fotogafike me jetë të gjatë Sistemi ChromaLife100+ siguron fotografi të bukura që zgjasin gjatë gjithë jetës. Koka e printimit TE IMETA Canon, bojrat dhe letrat fotografike autentike Canon kombinohen për të ruajtur këto kujtime të çmuara të mbrojtur për brezat e ardhshëm.
|