Printim fotografishë dhe dokumentesh Cilësia e lartë, printimi i shpejtë jepen me kombinimin e një rezolucioni* madhështor 9600x2400 dpi, pikëza të imëta boje 1pl për imazhe të barazpeshuara, pa kokrriza me ngjyra dhe njëngjyrëshe. Rezervuari shtesë i bojës gri jep printime me cilësi të mrekullueshme fotografishë njëngjyrëshe. Shpejtësia e printimit për një printim me cilësi larboratori fotografie 10x15cm pa bordura në vetëm 20 sekonda*.
Sistemi** ChromaLife100+ system** siguron printime të mrekullueshme me jetëgjatësi të madhe nëpërmjet një kombinimi të PIXMA MP980, letre fotografike të vërtetë të caktuar të Canon-it dhe një formulimi të ri të bojërave të bazuara në ngjyra.
PIXMA MP980 printon dokumenta me cilësi të lartë, me një bojë të zezë me pigment duke dhënë tekst gjallërues dhe të mprehtë, dhe bojëra të bazuara në ngjyra për grafika dinamike.
Printoni me ose pa tela Lidhshmëria Ethernet dhe Wi-Fi do të thotë që ju mund të ndani printerin tuaj nëpërmjet një rrjeti ekzistues.
6 bojëra të veçanta 6 bojërat e veçanta mund të zëvendësohen të ndara, duke minimizuar shpërdorimin e bojës dhe duke ndihmuar për të kursyer para. Një LED elegante në çdo rezervuar boje siguron një tregim vizual nëse një ngjyrë po mbaron ose ka nevojë të zëvendësohet.
Funksione të lehta për tu përdorur Një seri e gjerë karaktersitikash janë të disponueshme për të përmirësuar përjetimet e përdoruesit. Fillimi i shpejtë lejon operim në disa sekonda, ndërsa monitori TFT 8,8 cm realizon operim pa PC të pastër dhe konçiz – përmirësuar nga rrota lehtësisht e rrotullueshme për navigim të thjeshtë menuje.
Trajtim i avancuar i mediave Karaktersitika auto dupleks ju lejon juve të printoni dokumenta nga të dyja anët, ndërsa dy sirtare letrash ju lejojë juve të karikoni dy tipe të ndryshme letre në të njëjtën kohë – letër normale dhe fotografike, të dyja deri në madhësi A4. Printimi DVD/CD ju lejon juve të prodhoni DVD/CD me pamje profesionale me lehtësi.
Softueri PIXMA MP980 vjen me modulin Easy-PhotoPrint Pro për të dyja Adobe Photoshop dhe Canon Digital Photo Pro për të integruar të-gjitha-në-një në rrjedhën tuaj të punës dhe për të arritur kontroll profesional mbi printimin tuaj. MP Navigator lejon hyrje të shpejtë dhe të lehtë tek funksionet e PIXMA MP980.
Skanim Skanime të mrekullueshme me ngjyra jepen me një rezolucion 4800x9600 dpi duke përdorur skanerit CCD me cilësi të lartë. Skanim reflektiv me LED të bardhë do të thotë që koha e ngrohjes është zero, dhe një njësi përshtatësi filmi ofron skanim filmi 35 mm dhe skanim diapozitivi. Karaktersitikat shtesë përfshijnë skanim përfshijnë skanim për në kartë kujtese dhe funksioni USB, dhe një regjim skanimi automatik.
Sistemet e operimit Të pajtueshme* me Windows dhe Mac OS X.
* Shihni specifikimet ** Shihni www.canon-europe.com/chromalife100
|