Printim fotosh Shijoni printime fotosh cilësore të mahnitshme në sajë të pikëzave të vogla të bojës 1pl dhe një rezolucion printimi i lartë 9600x2400dpi*. Sistemi i mahnitshëm me 7 bojëra të ndryshme sjell thellësi ngjyre të pakrahasueshme, kontrast dhe pasuri për fotografitë.
Printoni një foto pa bordura 10x15 cm në afërsisht 35 sekonda në Regjimin Standard*. Printoni foto direkt nga karta juaj e memorjes, aparati fotografik digjital me PictBridge, videokamera ose telefoni celular*.
Rregullimi automatik i imazhit automatikisht përshtat fotografitë. Zbatoni Heqjen e syrit të kuq, ndriçimin e fytyrës dhe më shumë me softuerin e modifikimit të imazheve.
ChromaLife100** jep printime të bukura, që zgjasin për një kohë të gjatë me jetëgjatësi deri në 100 vjet.
Printim dokumentesh Printoni dokumente deri në 30ppm në mono ose 22ppm me ngjyra, me një ose nga të dyja anët.
Kopjim Printoni dokumente me 30cpm në mono ose 22cpm me ngjyra. Teknologjia e avancuar e kopjimit siguron performancë me ngjyra të jashtëzakonshme.
Ndarja e tekstit dhe imazhit jep rezultate optimale kur teksti, grafikat dhe fotot kombinohen. Kopjoni zonën e saktë që dëshironi me funksionet e fshirjes së kornizës, prerjes dhe maskimit.
skanim filmi ose fotografish Rezolucion 4800dpi me sistemin e lenteve Super Kupë të Canon sjell skanime superiore me ngjyra. Printoni direkt nga filmi 6x 35mm (negativ/pozitiv) ose fletët e montuara 4x 35mm nëpërmjet përshtatësit të integruar të filmit.
Skanoni direkt në PC, email ose PDF. Softueri MP Navigator EX e bën çdo fazë më të thjeshtë, nga kërkimi i imazhit te modifikimi i dokumentit në PDF.
Skanoni printimet ekzistuese të fotove për riprintim ose skanoni foto e venitura dhe sillini përsëri në jetë me softuerin e thjeshtë në përdorim.
Printoni në CD dhe DVD Personalizoni CD-të e printueshme me hedhje boje duke printuar direkt në sipërfaqe. Përdorni softuerin CD-LabelPrint për të krijuar paraqitje ngacmuese duke shtuar tekst dhe imazhe.
Ndërfaqja Ekrani TFT i pastër si kristali 8,8 cm e bën funksionimin pa PC argëtues dhe të thjeshtë. Thjesht rrotulloni Rrotullën me lëvizje të thjeshtë për të zgjedhur opsionet në ekran. Shihni, zgjidhni, modifikoni dhe printoni - të gjitha me një prekje.
Bojëra të vetme Të gjitha 7 serbatorët me bojë të vetme mund të zëvendësohen një nga një, duke minimizuar harxhimin e bojës dhe duke maksimizuar kursimet. Një dritë inteligjente LED ndriçon për t'ju njoftuar kur një ngjyrë po mbaron ose ka nevojë për zëvendësim.
Efektshmëria Printimi dhe kopjimi automatik nga të dyja anët ulin kostot e letrës. Dy tabaka letre mbajnv letër fotografike dhe të zakonshme. Fillimi i shpejtë e bën PIXMA tuaj që të punojë shpejt, me përdorim të menjëhershëm funksionesh.
Lidhja Integroni PIXMA në rrjetin tuaj Ethernet për ta vënë atë në dispozicion të shumë përdoruesve.
Sistemet e shfrytëzimit Të pajtueshme me Windows dhe Mac OS X.
* Shihni specifikimet ** Shihni www.canon-europe.com/chromalife100
|