Printim fotografishë dhe dokumentash Mekanizmi i printimit PIXMA MP630’s premium 1pl, 9600dpi* FINE prodhon imazhe magjepsëse me cilësi laboratori fotografie, me një fotografi pa bordurë 10x15 në afërsisht 20 sekonda*.Pikëza boje 1pl duke përdorur boja të reja të veçanta të bazuara në ngjyra – duke përfshirë një rezervuar ‘Fotografie të Zezë’ – jep prntime me klasifikim të barazpeshuar tonesh, kontrast të lartë dhe detaje të jashtëzakonshme.
Sistemi** ChromaLife100+ është një kombinim i PIXMA MP630, bojërave origjinale të Canon-it dhe letra fotografike të vërteta të caktuara të Canon-it. Këto tre komponente unike krijojnë printime fotografishë të mrekullueshme dhe me jetëgjatësi të madhe.
Printoni donkumenta tekstual në mono ose me ngjyra me një bojë të zezë me pigment për të dhënë tekst të gjallë dhe të mprehtë.
Bojëra të veçanta CIlësia dhe efikasiteti mirëmbahen nëpërmjet përdorimit të 5 ngjyrave të veçanta – thjeshtë zëvendësoni rezervuarë të veçantë boje nëse ato mbarojnë.
I thjeshtë në përdorim Monitori TFT me ngjyra me definicion më të lartë 6,2 cm e bën të këndshëm për të shfletuar fotografitë pa një PC, dhe përdoruesit mund të shohin, përzgjedhin, përpunojnë dhe printojnë – të gjithë duke përdorur rrotën me rrotullim të lehtë. Printimet direkte janë gjithashtu të mundshme direkt nga një kartë kujtese ose aparate fotografik dixhital ose kamera dixhitale të pajtueshme me PictBridge. Në funksion i shpejtë ndezje lejon operimin në disa sekonda.
Trajtim i avancuar i mediave Personalizoni CD-të dhe DVD-të tuaja të printueshme duke përdorur softuerin CD-LabelPrint për të krijuar paraqitje nga teksti dhe imazhet tuaja. Dupleksi automatik ndihmon për të kursyer letër duke e printuar automatikisht nga të dyja anët, ndërsa dy sirtare letrash do të thotë që përdoruesit mund të kenë të karikuar letër fotografike dhe normale në të njëjtë kohë të gatëshme për printim.
Skanim Një rezolucion optik prej 4800 dpi jep skanime të mrekullueshme me ngjyra, me opsionin për të skanuar direkt në PC, email ose PDF. Operimi i thjeshtë garantohet duke përdorur softuerin intuitiv MP Navigator EX, ndërsa Auto Scan Mode përshpejton procesin duke zgjedhur cilësimet bazuar në tipin e dokumentit ose fotografisë që ju po skanoni. Më tepër fleksibilitet ofrohet me opsionin për të skanuar në kartën e kujtesës ose në USB stick, kështu përdoruesit mund të transportojnë dhe ruajnë me lehtësi imazhe të skanuara.
Sistemet e operimit Të pajtueshme* me Windows dhe Mac OS X.
* Shihni specifikimet ** Shihni www.canon-europe.com/chromalife100
|