Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Me injektim boje > PIXMA MP620

Canon PIXMA MP620
Me injektim boje

Produktet e arkivuara

PIXMA MP620

Me lidhshmëri Wi-Fi, funksionalitet të përmirësuar dhe një monitor TFT të mrekullueshëm, ky të-gjitha-në-një premium është ideal për zgjidhje kreative për ato që dëshirojnë karakteristika magjepsëse dhe të fundit në fleksibilitetin më të lartë.

Karakteristikat

  • Printoni, kopjoni dhe skanoni
  • Rezolucion 9600x2400dpi me pikëza boje* 1pl
  • Lidhshmëri Wi-Fi
  • Printime me cilësi laboratori fotografie 10x15 cm në 41 sekonda*
  • 5 bojëra të veçanta
  • Sistem ** ChromaLife100+
  • Monitor TFT 6,2 cm
  • Rrotë me lëvizje të thjeshtë
  • Skaner 2400dpi
  • Auto Photo Fix
Të-gjitha-në-një i gjithanshëm me cilësi printimi premium dhe lidhshmëri Wi-Fi



Printim fotosh
Printimi me cilësi të mrekullueshme jepet me një rezolucion madhështor 9600x2400 dpi* dhe pikëza boje 1 pl. Shpejtësia e printimit për një printim me cilësi larboratori fotografie 10x15cm pa bordura është afërsisht 41 sekonda*.

Sistemi** ChromaLife100+ siguron fotografi të mrekullueshme me jetëgjatësi të madhe nëpërmjet kombinimit të teknologjisë së kokave të printimit FINE të Canon-it, letrave fotografike të vërteta të caktuara të Canon-it dhe boja me bazë ngjyrash.

Printoni pa tela
Lidhshmëri Wi-Fi për printim me valë do të thotë që ju mund të printoni dokumenta dhe fotografi direkt nga kompjuteri juaj pa lidhur një kabëll. Ky të-gjitha-në-një është gjithashtu i gatshëm për rrjet pasi përmban një lidhje Ethernet, duke ju aftësuar juve të ndani përmbajtjen tuaj nëpërmjet rrjetit lokal.

5 bojëra të vetme
Për komoditet, 5 bojërat e veçanta mund të zëvendësohen të ndara nga njëra-tjetra. Kjo siguron një sistem më efikas pasi minimizon shpërdorimin e bojës dhe ndihmon për të kursyer para. Një LED elegante në çdo rezervuar boje siguron një tregim vizual nëse një ngjyrë po mbaron ose ka nevojë të zëvendësohet.

Funksione të lehta për tu përdorur
Një seri e gjerë karaktersitikash janë të disponueshme për të përmirësuar përjetimet e përdoruesit. Fillimi i shpejtë lejon operim në disa sekonda. Monitori TFT 6,2 cm e bën operimin pa PC të pastër dhe konçiz, ndërsa rrota e rrotullueshme lehtë është konstruktuar për navigim më të lehtë të menusë. Dy sirtare letrash ju lejojnë juve të karikoni dy tipe të ndryshme letre në të njëjtën kohë – letër normale dhe fotografike.

Softueri
Menaxhoni projektet tuaja kreative dhe krijoni albume fotografishë dhe kalendarë me softuerin e bashkëlidhur Easy-PhotoPrint EX. Softueri intuitiv asiston me gjëra si zgjedhja e tipit të letrës dhe shkallëzimi, dhe gjithashti përfshin rregullim automatik të fotografive për opsione korigjimi imazhi dhe reduktim të syve të kuq.

Skanim
Skanime të mrekullueshme me ngjyra jepen me një rezolucion 2400x4800 dpi. Karakteristika shtesë përfshijë funksionin skanim për në kartë kujtese dhe funksionin USB, dhe një regjim skanimi automatik zbulon autmatikisht tipin e dokumentit që dëshironi të skanoni.

Sistemet e operimit
Të pajtueshme* me Windows dhe Mac OS X.

* Shihni specifikimet
** Shihni www.canon-europe.com/chromalife100

 Printoje këtë faqe 

Bojëra, letra & aksesorë
Bojëra & letra Canon
Kohëzgjatja e faqes
Njësitë e lidhjes me rrjetin
Ndihmë
Ndihmë teknike
Shkarkime broshurash
Shkarkim driveri
ISO Print & Copy Speeds
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit