Printim fotosh Shijoni printime fotosh cilësore laboratorike me detaje të imëta dhe shkallëzime të buta të ngjyrave, në sajë të pikëzave të bojës 2pl dhe një rezolucion printimi i lartë 4800x1200dpi*.
Printoni një foto pa bordura 10x15 cm në afërsisht 46 sekonda në Regjimin Standard*. Printoni foto direkt nga karta juaj e memories dhe aparati fotografik digjital ose videokamera me PictBridge.
Rregullimi automatik i imazhit automatikisht përshtat fotot tuaja. Zbatoni Heqjen e syrit të kuq, ndriçimin e fytyrës dhe më shumë me softuerin e modifikimit të imazheve.
ChromaLife100** jep printime të bukura, që zgjasin për një kohë të gjatë me jetëgjatësi deri në 100 vjet.
Printim dokumentesh Printoni dokumente me 30ppm në mono ose 20ppm me ngjyra.
Kopjim Printoni dokumente me 30cpm në mono ose 20cpm me ngjyra. Teknologjia e avancuar e kopjimit siguron performancë me ngjyra të jashtëzakonshme.
Ndarja e tekstit dhe imazhit jep rezultate optimale kur teksti, grafikat dhe fotot kombinohen. Kopjoni zonën e saktë që dëshironi me funksionet e fshirjes së kornizës, prerjes dhe maskimit.
Skanimi Rezolucioni 2400dpi jep skanime të mahnitshme me ngjyra. Skanoni direkt në PC, email ose PDF. Softueri MP Navigator EX e bën çdo fazë të veprimeve më të thjeshtë, nga kërkimi i imazhit te modifikimi i dokumentit në PDF.
Skanoni printimet ekzistuese të fotove ose riprintojini ato për t'i ndarë duplikatet me familjet dhe miqtë ose skanojini fotot e venitura dhe sillini në gjendjen origjinale me softuerin e thjeshtë në përdorim.
Ndërfaqja Ekrani TFT i pastër si kristali 5,0 cm e bën funksionimin pa PC argëtues dhe të thjeshtë. Thjesht rrotulloni Rrotullën me lëvizje të thjeshtë për të zgjedhur opsionet në ekran. Shihni, zgjidhni, modifikoni dhe printoni - të gjitha me një prekje.
Bojëra të vetme Të gjitha 4 serbatorët me bojë të vetme mund të zëvendësohen një nga një, duke minimizuar harxhimin e bojës dhe duke maksimizuar kursimet. Një dritë inteligjente LED ndriçon për t'ju njoftuar kur një ngjyrë po mbaron ose ka nevojë për zëvendësim.
Efektshmëria Dy tabaka letre mbajnv letër fotografike dhe të zakonshme. Fillimi i shpejtë e bën PIXMA tuaj që të punojë shpejt, me përdorim të menjëhershëm funksionesh.
Sistemet e shfrytëzimit Të pajtueshme me Windows dhe Mac OS X.
* Shihni specifikimet ** Shihni www.canon-europe.com/chromalife100
|