I volitshëm me Wi-Fi të integruar Shijoni printimet me cilësi të laboratorit fotografik, si dhe skanim dhe kopjim me cilësi të lartë me PIXMA MP495. Me Wi-Fi të integruar, kjo pajisje kompakte dhe elegante mund të përdoret lehtësisht nga një numër përdoruesish, duke e bërë atë Të Gjithë Në Një ideal për përdorimin në shtëpi.
Cilësi e shkëlqyer e printimit Falë pikave të bojës të vogla 2pl dhe një rezolucion maksimum printimi 4800x1200 dpi, PIXMA MP495 jep fotografi me ngjyra të plota të hollësishme, si dhe dokumentë biznesi me pamje profesionale. Shpejtësitë e printimit të dokumentit janë 8,8 inm në mono ose 5,0 inm në ngjyrë. Një printim 10x15cm pa bordura me cilësi të laboratorit fotografik jepet në thjesht 41 sekonda*.
I lehtë për t'u përdorur Nuk ka kohë pritje për të përdorur këtë pajisje - Fillimi i Shpejtë do të thotë se është gati për t'u përdorur vetëm disa sekonda pasi është ndezur. Operacioni është i thjeshtë falë Menusë së Zgjedhjeve EX të Canon të personalizueshme dhe edhe nëse harroni të hapni sirtarin e letrës, printeri automatikisht e bën këtë për marrjen e thjeshtë të printimeve dhe kopjeve tuaja.
Printim nga Filmi HD i Plotë Ruani kujtimet duke i shndërruar momentet tuaj të filmit të kamerës dixhitale Canon në printime të bukur me Printim nga Filmi HD i Plotë të Canon. Thjesht rishikoni filmin tuaj duke përdorur programin kompjuterik të Printimit nga Filmi HD i Plotë dhe ruani një kuadër ose kuadro për të printuar. Teknologjitë e përparuara të Canon përmirësojnë imazhin, duke prodhuar një cilësi të fotografisë që nuk menduat se do të ishte kurrë e mundshme nga një film.
Skanimi efikas Skanoni me hollësi duke përdorur skanerin 1200dpi. Modaliteti i Skanimit Automatik automatikisht njeh atë që po skanohet - një fotografi ose një dokument - përpara sesa t'a ruajë atë duke përdorur cilësimet më të përshtatshme. Ndreqja Automatike e Dokumentit është një teknologji që veçmas përmirëson tekstin, grafikët dhe imazhet në dokumentët e skanuar, duke i bërë dokumentët e skanuar më të qartë, më të gjallë dhe me më shumë ndikim.
Program kompjuterik inteligjent Një komplet i programit kompjuterik siguron edhe më shumë funksionueshmëri. Easy-WebPrint EX ju lejon të prisni dhe të kombinoni informacion nga faqe të shumta të internetit, në mënyrë që të printoni vetëm atë që ju nevojitet. Ndreqja Automatike e Fotografisë II është një karakteristikë intuitive që ju lejon të përmirësoni fotografitë dhe të bëni korrigjime, të tilla si heqja e syrit të kuq, në mënyrë që të merrni një printim të përsosur të fotografisë. Easy-PhotoPrint EX lejon ekspozime të thjeshta për printimin e fotografive, kalendarëve dhe tani ka një funksion të integruar të kërkimit në Flickr® për të gjetur imazhet e përshtatshme që janë të disponueshme publikisht.
Fotografi me jetë të gjatë dhe të bukura Sistemi ChromaLife100+ siguron fotografi me jetë të gjatë dhe të bukura. Kombinimi i PIXMA MP495, bojrave origjinale të Canon dhe letrave fotografike të vërteta të Canon ruan kujtimet përgjatë gjithë jetës**.
* Shihni Specifikimet ** Shihni www.canon-europe.com/chromalife100 për hollësi të mëtejshme
|