Cilësi e jashtëzakonshme e printimit me shpejtësi Teknologjia FINE e Canon, me pikat e bojës 1pl, jep rezolucionin e printimit 9600x2400dpi, për fotografi me ngjyra me hollësi të mahnitshme dhe imazhe monokrom pa grimca. Një fotografi mahnitëse 10x15cm prodhohet në afërsisht 20 sekonda*. PIXMA MG8150 ofron shpejtësitë ISO ESAT të 12,5 inm për dokumentë mono dhe 9,3 inm për ngjyrë.
Përdorimi i shpejtë dhe i thjeshtë Për përvojën më të fundit të përdoruesit, Sistemi me Prekje Inteligjente i ri i Canon ofron përdorimin e panelëve me prekje intuitivë dhe të thjeshtë, duke ndjekur udhëzimet me dritë të integruar në sipërfaqen e trupit elegant të PIXMA me një ekran 8,8cm TFT.
Printim nga Filmi HD i Plotë Ruani kujtimet duke i shendërruar momentet tuaj të filmit të kamerës dixhitale Canon në printime të bukur me Printim nga Filmi HD i Plotë të Canon. Thjesht rishikoni filmin tuaj duke përdorur programin kompjuterik të Printimit nga Filmi HD i Plotë dhe ndalojeni për të ruajtur një kuadër ose kuadro për të printuar.
6 bojra të vetme Me 6 Bojra të Vetme, zëvendësoni vetëm fishekun e bojës që ka mbaruar. Një bojë gri e veçantë sigurohet për printime profesionale neutrale monokrome, si dhe shkallëzime të përmirësuar të toneve në printimin me ngjyra.
Skanimi i filmit 35 mm Skanoni filmin deri në rezolucionin 4800 x 9600 dpi duke përdorur skanerin CCD me cilësi të lartë CCD. Skaneri i bardhë LED pasqyrues ka një kohë ngrohje zero dhe ofron skanime me cilësi të lartë të fotografive, dokumenteve dhe objekteve 3D.
Shkëmbeni PIXMA tuaj PIXMA MG8150 është i mrekullueshëm për t'u shkëmbyer. Lidhet me lehtësi me një rrjet me tel ose me valë.
Trajtimi i Përparuar i Medias Me futjen e letrës nga të dyja anët, llojet e ndryshëm të letrës mund të vendosen në të njëjtën kohë dhe gjithashtu mund të printoni në drejtpërdrejt në DVD e disqe Blu-ray të pajtueshëm® dhe CD-ROM. Një karakteristike Automatike nga të Dyja Anët e bën të thjeshtë printimin e dokumenteve në të dyja anët e letrës.
Program kompjuterik inteligjent Easy-WebPrint EX ju lejon të prisni dhe të kombinoni lehtësisht informacionin nga faqe të shumta të internetit. Easy-PhotoPrint EX lejon ekspozime të thjeshta për printimin e fotografive, kalendarëve dhe paraqet një funksion të kërkimit në Flickr® për të gjetur imazhet e përshtatshme që janë të disponueshme publikisht.
PARKU KRIJUES PREMIUM është një shërbim në internet që ju lejon të shkarkoni fotografi dhe ilustrime nga fotografë dhe artistë të mirënjohur në mënyrë ndërkombëtar, për krijimin e printimeve me pamje profesionale, kartave të urimit dhe më shumë. Hyrja është e mundshme vetëm me instalimin e bojrave të vërteta të Canon**.
Fotografi me jetë të gjatë dhe të bukura Sistemi ChromaLife100+ siguron fotografi me jetë të gjatë dhe të bukura. Kombinimi i PIXMA MG8150, bojrave origjinale të Canon dhe letrave fotografike të vërteta të Canon ruan kujtimet përgjatë gjithë jetës***.
* Shihni Specifikimet ** Kërkon lidhjen me internetin *** Shihni www.canon-europe.com/chromalife100 për hollësi të mëtejshme
|