Cilësi e jashtëzakonshme printimi me shpejtësi Ideal për entuziastët e fotografisë, ky Të-gjithë-në-një me rendiment të lartë me 6 bojra jep një rezolucion printimi deri në 9600dpi për fotografi me ngjyra jashtëzakonisht të detajuara dhe imazhe pa kokrriza. Teknologjia me koka printimi TE IMETA udhëheqës të kategorisë të Canon, me pikëza të bojës minimumi 1 pl ndihmon që të sigurojë një printim pa bordura mahnitës, me cilësi të laboratorit fotografik 10x15cm në afërsisht 20 sekonda. Plus shpejtësi mbresëlënëse ISO ESAT prej 12,5 inm për dokumentët mono dhe 9,3 inm për ngjyrë*.
Lundrim i thjeshtë Përdorni tiparet pa mundim duke përdorur Sistemin Inteligjent me Prekje, që siguron funksionimin intuitiv & të thjeshtë për t'u ndjekur të udhëhequr nga drita të panelit me prekje të integruar në sipërfaqen PIXMA me ekranin e integruar TFT me ngjyrë 7,5cm.
Lidhshmëri e përmirësuar Wi-Fi i integruar e bën të thjeshtë ndarjen në shtëpi. Printoni dhe skanoni drejtpërdrejt në pajisjet e lëvizshme duke përdorur Aplikacionin Easy-PhotoPrint. Ndihma* e Apple AirPrint ju lejon të printoni drejtpërdrejt nga iPad & iPhone.
Printimi në re Shfletoni dhe printoni fotografitë tuaja të preferuara drejtpërdrejt në printer nga albumet në internet në CANON iMAGE GATEWAY** & Picasa të Google. Përdorni kalendarët me porosi, letrat dhe shabllonë të tjerë pa nevojën e një PC***. Printoni nga kudo duke përdorur Printimin në re të Google****.
Trajtim i gjithanshëm i materialeve Përjetoni gjithanshmërinë me printimin automatik nga të dyja anët, për të përdorur të dyja anët e letrës, futja e dyfishtë e letrës ju lejon të vendosni letër fotografike & të zakonshme në të njëjtën kohë. Printoni drejtpërdrejt në disqet CD, DVD dhe Blu-ray® të pajtueshëm me printimin drejtpërdrejt në disk.
Tiparet ekologjikë Zbuloni kursimet tuaja të CO2 dhe letrës të bëra nga printimi nga të dyja anët me tiparin e Informacionit ECO, që ju lejon të shihni sesi po ndihmoni mjedisin. Kurseni energji duke përdorur fikjen automatike - konfiguroni printerin që të fiket kur nuk është duke u përdorur për një periudhë kohe të caktuara.
Program kompjuterik të përparuar Shndërrojini momentet e filmit tuaj në printime të bukur me Printimin e Filmit me HD të Plotë unik të Canon-it. Tiparet e rinj përfshijnë Bashkoni Kuadrot dhe Printimi i Paraqitjes për të krijuar imazhe më të mrekullueshëm. Bëjini fotografitë tuaja edhe më ngazëllyese duke përdorur Efektet e Filtrit Argëtues me Easy-PhotoPrint EX. Përdorni Easy-WebPrint EX për të kombinuar video nga disa faqe të interetit, në mënyrë që të prisni vetëm çfarë ju nevojitet nga interneti. Bëjuni krijues me CREATIVE PARK PREMIUM, një shërbim në internet që ju lejon të shkarkoni fotografi, ilustrime, artin e letrës dhe shumë më tepër nga fotografë & artistë të mirënjohur ndërkombëtarë***.
* Shihni Specifikimet ** Ku është i disponueshëm *** Kërkon lidhje me internetin **** Shërbimi i disponueshëm në fund të nëntorit 2011 ose më vonë.
|