Shpejtësi që ul kostot Ky faks lazer Super G3 transmeton dokumente me 3 sekonda për faqe*, kështu që kostot tuaja telefonike ulen dhe harxhohet më pak kohë duke pritur te faksi. Shumë fakse mund të merren pa bllokuar linjën duke kursyer më shumë kohë.
Faksim pa shqetësime Nëse letra ose toneri mbaron natën ose gjatë fundjavës, memorie prej 510-faqesh* ruan të gjithë dokumentet që vijnë për printim të mëvonshëm. Dokumentet e gjatë po ashtu mund të skanohen shpejt para transmetimit dhe pastaj dërgohen automatikisht nga memoria.
Veçori shumë produktive Një kapacitet letre shumë i madh prej 500-fletësh siguron që kaseta ka nevojë për mbushje jo shumë herë. Me Ushqyesin Automatik të Dokumenteve me 50-faqe dokumentet e gjatë mund të faksohen me një veprim të vetëm pa i ndarë ato më parë. Formimi i numrave është i shpejtë dhe i thjeshtë me 31 thirrje të shpejta me një prekje dhe 169 numra të futur për të ruajtur të gjithë numrat tuaj të rregullt. Një receptor opsional telefoni i shtohet komoditetit tuaj.
Kontrolloni kostot dhe rrisni sigurinë i-SENSYS FAX-L390 ka një funksion Menaxhimi i ID së Departamentit për të kontrolluar kostot dhe rrisë sigurinë. Kjo u lejon që të vendosni dhe ruani ID dhe fjalëkalime të ndryshme për çdo departament dhe të kufizoni përdorimin e faksit vetëm te stafi i autorizuar. Ideal për qëllime menaxhimi dhe llogarie, ai u lejon që të kontrolloni totalet e faksit, printimit dhe kopjimit rregullisht për çdo përdorues dhe çdo departament.
Cilësi Ultra e Lartë Përfitoni nga faksimi lazer cilvsor në letër të zakonshme me imazhe të qartë, të pastër. Kur transmetohen dokumente të detajuar, të tilla si siagrama ose foto të kombinuara me tekst, teknologjia unike e Canon Ultra High Quality (Cilësi Ultra e Lartë) siguron gjithmonë një përfundim të përkryer. Riprodhimi me gjysëm toni me 256 shkallëzime gri jep thellësi dhe qartësi shtesë.
Printim i shpejtë me lazer i-SENSYS FAX-L390 mund të përdoret si një printer ose fotokopjues me lazer me 18 faqe për minutë, nëpërmjet një lidhje me USB. Merrni rendiment cilësor superior me një rezolucion të lartë 600 dpi. Teknologjia jonë fiksuese Sipas-Kërkesës virtualisht eliminon kohën e ngrohjes për dalje akoma më të shpejta.
Kuti boje e pastër për printer Të-Gjitha-në-Një Thjesht zëvendësoni kutinë e bojës e printerit Të-Gjitha-në-Një që përmban tonerin dhe pjesët kryesore dhe faksi juaj është aq i mirë sa një i ri. Nuk ka rrëmujë, s'ka bezdisje - vetëm dalje të vazhdueshme me cilësi të lartë
* Bazuar në Standardin e ITU-T tabelës Nr. 1
|