Faksim i shpejtë i efektshëm Ky faks i fuqishëm ofron maksimumin në efektshmërinë e faksimit për ndërmarrjet e mëdha. Modemi i faksit Super G3 transmeton dokumente me 3 sekonda për çdo faqe* kështu që kostot e telefonit reduktohen. Shumë fakse mund të merren pa bllokuar linjën duke kursyer më shumë kohë.
Printim dhe kopjim Përfitoni nga printimi dhe kopjimi lazer profesional me 22 cpm/ppm (A4). Ka një Kohë të daljes së kopjes së parë më pak se 13 sekonda dhe virtualisht zero kohë ngrohje nga regjimi i fjetjes me performancë Printim i Parë i Shpejtë.
Dupleksim dhe ushqim automatik i dokumentit Faksimi, kopjimi dhe printimi automatik nga të dyja anët rrit produktivitetin dhe ul kostot e letrës. Ushqyes automatik dupleks i dokumentit me 50-faqe mund të skanojë me një shpejtësi prej 45 imazhesh për minutë (A4). Ai është gjithashtu në gjendje që të skanojë dokumente A3 (vetëm simpleks).
rrjet i integruar Rrjeti i integruar sjell printim produktiv nga rrjeti dhe faksim nga kompjuteri për të gjithë përdoruesit e lidhur në rrjetin tuaj. Një Ndërfaqe e Largët e Përdoruesit mundëson monitorim të thjeshtë të statusit të makinës. Suporti për PCL5e/6 siguron kompatibilitet të plotë me mjediset e printimit PCL.
Funksionalitet DËRGO opsional Me funksionalitetin opsional DËRGO FAX-L3000IP vepron si një hub komunikimi qendror për shkëmbimin e dikumenteve të zyrës në mënyrë dixhitale, duke rritur efektshmërinë e rrjedhës së punës dhe produktivitetin. Përdoruesit mund të skanojnë dokumentet me ngjyra direkt në email, server në rrjet (SMB dhe FTP) ose Faks në Internet. Përcjellja e fakseve lejon përcjellje automatike ose të kushtëzuar të fakseve te destinacionet e tjera.
Furnizim i madhe letre Furnizimi standard i letrës përbëhet nga një kasetë me 500 fletë dhe sirtar shumëqëllimësh me 100 fletë. Një kasetë opsionale me 500 fletë e çon këtë deri në një total prej 1100 fletësh për kërkesat e përdorimit shumë kërkues.
Siguri dhe kontroll shpenzimesh Menaxhimi i departamenteve dhe ID së përdoruesve kufizojnë përdorimin e makinës për personelin e autorizuar dhe u lejojnë që të mbani një kontroll të rreptë për të gjitha kostot. Çdo departamenti dhe përdoruesi mund t'i caktohet një ID dhe fjalëkalim i ndryshëm, duke siguruar siguri të plotë.
Faksim pa rreziqe Nëse letra ose toneri mbaron papritur, kujtesa standarde prej 1500-faqesh* ruan të gjithë dokumentet që vijnë për printim të mëvonshëm. Në rast të problemeve me energjinë, kopja rezervë e kujtesës ruan fakset dhe të dhënat e tjera për deri në tre orë.
Formimi i numrave shpejt Formimi i numrave është i shpejtë dhe i thjeshtë, me 80 thirrje të shpejta me një prekje dhe 200 numra të futur (maksimumi 500)** për të ruajtur të gjithë numrat tuaj të rregullt të kontaktit.
* bazuar në Standardin ITU-T Nr. Tabelës. 1 ** me kompletin opsional SEND
|