Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Pajisje për të ruajtur media të ndryshme > Media Storage M30

Canon Media Storage M30
Pajisje për të ruajtur media të ndryshme

Media Storage M30

M30 është një pajisje ruajtje portabël 30GB për fotografimin EOS në lëvizje. Duke përmbajtur një monitor LCD me ekran të gjerë 3.7", siguron cilësi të lartë rishikimi imazhi dhe ruajtje të sigurtë në një trup të qëndrushëm.

Karakteristikat

  • 30GB HDD
  • LCD 3.7" me cilësi të lartë
  • Trup i qëndrueshëm lidhje magneziumi
  • Slote kartash CF dhe SD me një buton me kopje rezervë
  • Kontroll automatik i të dhënave gjatë transferimit
  • Funksion paraqitje slajdesh
  • E ndërveprueshme me formatet më të përhapura multimediale
  • Të dhëna të dukshme Exif
Ruajtje 30GB dhe rishikim të jashtëzakonshëm imazhesh për përdorues EOS në lëvizje.



30GB HDD
Me një Hard Disk të brendshëm 30GB, M30 siguron vend ruajtje për mijëra imazhe me cilësi të lartë në një pajisje të thjeshtë për tu përdorur.

LCD 3.7" me cilësi të lartë me kënd të gjerë shikimi
Monitori LCD 3.7" siguron riprodhim të lartë ngjyrash, rezolucion VGA dhe kënd shikimi tepër të gjerë 1600 për të paraqitur në detaj të gjitha fotgrafitë tuaja.

Trup magnesiumi i përzier
M30 është përpunuar me dorë nga një lidhje e fortë magneziumi me peshë të lehtë, duke krijuar një pajisje mjaftueshmërisht të qëndrueshme për tju shoqëruar juve kudo.

Slote kartash CF dhe SD me operim të thjeshtë me kopje rezervë
Ç'farëdo që ju të zgjidhni të fotografoni në SD ose CompactFlash, slotet e integruara janë siguruar për transferim të përshtatshëm të dhënash. Thjeshtë fut një kartë memorie dhe, me prekjen e një butoni, informacioni është transferuar tek HDD e M30 me shpejtësi prej më shumë se 4 MB/s - ndërsa Verifikimi i të Dhënave kontrollojnë që imazhet tuaja janë shumëfishuar pa korrupsion.

Mbrojtje me fjalëkalim e imazheve për siguri
Mbaj imazhet tuaja private. Mbrojtja me fjalëkalim garanton që vetëm audienca që ju mendoni të shohë fotografitë tuaja.

Funksion paraqitje slajdesh me muzikë në sfond
Rishiko me lehtësi numra ose skedarë të mëdhenj me funksionin e integruar të shikimit të slajdeve të M30. Opsioni i shtimit të muzikës në sfond ju lejon juve të krijoni prezantime të fuqishme të imazheve tuaja , kudo.

Mbështetje për shum formate
Shumë më shum se një shikues fotografishë, M30 ofron mbështetje për pothuajse çdo format skedari audio-vizual të përhapur, duke përfshirë JPEG, TIFF, MPEG 1, 2 dhe 4, MP3 dhe WAV. M30 gjithashtu ju lejon juve të ruani imazhe në formatin vetjak D-SLR RAW të Canon-it, duke e bërë atë një zgjidhje ideale për fotografues që kanë nevojë të ruajnë dhe të rishikojnë imazhet në vend.

Të dhëna të dukshme të detajuara EXIF
Mer detaje të hollësishme EXIF - duke përfshirë datën dhe kohën, dhe cilësimet e kamerës - për çdo fotografim me prekjen e një butoni.

Dalje Audio/Video dhe lidhje PictBridge
Priza dalje Audio/Video e bëjnë punën tuaj të thjeshtë; një lidhje e lehtë dhe ju jeni gati të jepni imazhet dhe tingujt tuaj në një audiencë më të gjerë. Ose ju mund të zgjidhni të printoni direkt tek një printer i ndërveprueshëm PictBridge nëpërmjet një lidhje të vetme kabllore. Pa kopjuter, pa ankth - thjeshtë kopjim në çast i imazheve tuaja, kurdoherë që ju nevojiten.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Drajvers
Produkte të ndërlidhura
Aparate fotografike dixhitale SLR
Aparate fotografike dixhitale kompaktë
Video kamera me definicion të lartë
Video kamera dixhitale me DVD
Video kamera MiniDV
  © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2008   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit