EF 600mm f/4L IS II USM është një lentë me zmadhim të madh, super-telefoto, që paraqet teknologjinë e integruar të Stabilizuesit të Imazhit dhe një aperturë të shpejtë maksimumi f/4. E përsosur për fotografët e kafshëve të egra, të natyrës dhe sporteve që punojnë në terren.
|
Super-telefoto kompakt me peshë të lehtë EF 600mm f/4L IS II USM paraqet një ndërtim me peshë të lehtë prej aliazhi të magnezit dhe titanit, që zvogëlon peshën pa kompromentuar cilësinë e fuqisë dhe ndërtimit.
Dizajn optik i sofistikuar Një dizajn optik i ndërlikuar që paraqet elementët fluoritë dhe lenta UD për të trajtuar gabimet dhe shtrembërimet. Një aperturë e shpejtë maksimumi f/4 lejon përdorimin e Canon Extender EF 2,0x III, ndërsa ruhet AF në kamerat e serive EOS-1.
Fokusim automatik i shpejtë, i qetë Një unazë USM (Ultrasonic motor) perdor dridhje frekuence ultrasonike për të dhënë fokusim automatik tepër të shpejtë me funksionim pothuajse pa zhurmë. Një CPU me shpejtesi të lartë dhe algoritme te persosura AF kontribuojne më tej në shpejtesinë AF. Mbivendosja e fokusimit manual elektronik të plotë është e disponueshme pa nevojë të shtojë AF.
Stabilizuesi i Imazhit Teknologjia e integruar e Stabilizuesit të Imazhit (IS) lejon rregjistrimin duke e mbajtur kamerën në duar me shpejtësi të shkrehjes deri në katër ndalesa më pak sesa normalja, pa ndeshur në tronditjen e kamerës. Modalitete të shumtë IS përmirësojnë cilësinë e imazhit kur zgjeroni pamjen.
Modaliteti IS 3 Idealisht tëpershtatshem për të gjithë llojet e fotografisë se veprimeve, vecanërisht ato disiplina që kërkojnë përdorimin e zgjerimit të pamjes, modaliteti i ri IS 3 aktivizon vetëm elementin e stabilizuesit të imazhit gjatë ekspozimit.
Cilësi e përmirësuar e imazhit me veshjen SWC I projektuar për përdorimin në fotografinë digitale, veshja e strukturë me patente Subwavelength e Canon ndihmon në minimizimin e hijeve dhe shkelqimit të shkaktuara nga pasqyrimet e brendshme.. Duke eleminuar shkakuar, veshja zvogelon pasqyrimet dhe ndihmon ne dhënien e imazheve të gjallë dhe të qartë.
Fokusimi i fuqishëm Modaliteti Fokusimi i fuqishëm me dy shpejtësi i EF 600mm f/4L IS II USM lejon që fokusi të rregullohet me një shpejtësi të qetë, konstante - e përsosur kur rregjistroni video.
Cilësia e serisë L Seria L eshte sfera profesionale kryesore e lentave Canon, duke perfaqesuar më të mirën në optikat EF të krijuara me saktesi. Lentat e serisë L kombinojnë rendiment të shkëlqyer me trajtimin superlativ dhe janë të qëndrueshme ndaj pluhurit dhe lagështirës.
Pajisjet shtesë EF 600mm f/4L IS II USM jepet me Kapakun e lentës (ET-160 WII), Mbulesën e lentës (E-185B) dhe Kasën e lentës 600B.
|