Kompakt dhe i përballueshëm, EF-S 18-55mm f/3,5-5,6 IS II është një zmadhim standard ideal për të gjithë qëllimet. Stabilizuesi i Imazhit i tij me katër ndalesa siguron rendiment të shkëlqyer në kushte të dritës së paktë.
|
Zmadhim i përballueshëm më cilësi të lartë EF-S 18-55mm f/3,5-5,6 IS II është një lentë zmadhimi standarde me cilësi të lartë që do të tërheqë fotografët që preferojnë të udhëtojnë pa shumë gjëra. Me një gjatësi të fokusit të barasvlefshme me 29-88mm në formatin 35mm, sfera e gjërë e zmadhimit e lentës është e përshtatshme për fotografinë më të përgjithshme. Për punën nga afër, largësia e punës është vetëm 0,25m (25cm) gjatë gjithë sferës së zmadhimit.
Stabilizuesi i Imazhit Për të minimizuar rrezikun e turbullimit të imazhit, EF-S 18-55mm f/3,5-5,6 IS II integron teknologjinë e Stabilizuesit të Imazhit me katër ndalesë të Canon. Kjo u lejon fotografëve që të përdorin shpejtësitë e shkrehësit deri në katër herë më ngadalë sesa normalja pa asnjë rritje të dukshme në turbullimin e imazhit - ideal për rregjistrimin në dritë të paktë.
Elementi i lentës asferike me veshje Super Spectra Përveç sigurimit të ekuilibrit të vërtetë të ngjyrës dhe imazhe të mprehtë, me kontrast të lartë, veshjet Super Spectra luftojnë imazhet e rreme dhe shkëlqimin, duke thithur dritën e pasqyruar nga sensorët e kamerës digitale ose elementët e lentës së brendshme. Një element i lentës asferike jep imazhe të pastër, me kontrast të lartë - edhe me aperturën të hapur plotësisht.
Apertura rrethore Për fotot e bëra me apertura të gjëra, një diafragmë e aperturës rrethore jep një mjegullim të butë, të barabartë të sfondit tuaj, duke ndihmuar për theksimin e subjekteve pranë dhe për të hequr shqetësimet.
Xham pa plumb Vetëm xhami miqësor për mjedisin, pa plumb është përdorur në ndërtimin e EF-S 18-55mm f/3,5-5,6 IS II.
Pajisjet shtesë EF-S 18-55mm f/3,5-5,6 IS II jepet me një mbulesë të lentes dhe një mbulesë të pluhurit. Një kapak i lentës (EW-60C) dhe kasë e butë e lentës (LP814) janë të disponueshëm si pajisje shtesë opsionale.
|