Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Aparate fotografike dixhitale SLR > EOS 550D

Canon EOS 550D
Aparate fotografike dixhitale SLR

Tipa Awards 2010 - Best D-SLR Advanced: EOS 550D
EOS 550D

Rregjistroni historinë tuaj me detaje të mahnitshme me EOS 550D. Me lirinë krijuese për të rregjistruar pamjen vendimtare, për të parë të gjithë hollësitë e perëndimit të diellit gjatë pushimeve tuaja ose për të ndjekur veprimin në ndeshjen vendase të futbollit.

Karakteristikat

  • Sensor 18 MP APS-C CMOS
  • DIGIC 4
  • ISO 100-6400, H:12800
  • Rregjistrimi 3,7 kns
  • Filma me HD të Plotë
  • LCD Clear View 7,7cm (3,0”) 3:2 me 1.040 mijë pikash
  • Matja iFCL
  • Ekrani i Kontrollit të Shpejtë
  • I Jashtëm Priza e Mikrofonit
  • Prerja e filmit
Fotografi ose filma, rregjistroni historinë tuaj



sensori CMOS 18 MP
Ideal për ata që duan të krijojnë printime të mëdha, me madhësi posterash – ose që presin imazhet pa humbur asnjë prej detajeve të domosdoshme për printim – sensori 18MP CMOS i EOS 550D është i shkëlqyer në dritë të paktë dhe prodhon pamje me zhurmë pabesueshmërisht të vogël.

DIGIC 4
Procesori DIGIC 4 i Canon punon me sensorin CMOS për të dhënë përpunim imazhi me 14-bite për shkallëzime të lëmuara dhe ngjyra me pamje natyrale. DIGIC 4 gjithashtu fuqizon Zvogëlimin e Zhurmës të përparuar kur rregjistrohet me shpejtësi më të larta ISO, plus kohën e ndezjes më pak se një sekondë dhe rishikim të imazhit pothuajse i menjëhershëm pas rregjistrimit.

ISO e lartë për dritë të paktë
Kur nivelet e dritës pakësohe, EOS 550D ofron një sferë të ISO deri në 6400 – e zgjerueshme deri në 12800 për ato mjedise ku përdorimi i blicit nuk është i dëshirueshëm.

Rregjistrim i filmit në HD të Plotë
EOS 550D kombinon bërjen e fotografive të jashtëzakonshme me mundësinë për të filmuar video HD të Plotë (1080p). Për të përmbushur krijueshmërinë tuaj, EOS 550D paraqet kontrollin e plotë manual dhe nivele të përzgjedhshëm të kuadrove. Gjithashtu mund të rregjistroni filma me shpejtësi të lartë me 50/60 kns në 720P kur veprimi është me të vërtetë i shpejtë. Një lidhje HDMI lejon rishikimin me Definicion të Lartë të xhirimeve dhe imazheve në çdo HDTV. Gjithashtu me TV i pajtueshëm me rishikimin mund të kontrollohet duke përdorur telekomandën e TV.

LCD Clear View 7,7 cm (3,0”) 3:2
Kontrolle të detajuar të imazheve dhe videove janë të mundshëm me një ekran LCD Clear View 7,7 cm (3,0”) 3:2, që paraqet një qartësi të rritur mjaft të lartë prej 1.040.000 pikash. Kaloni në Modalitetin e Pamjes së Drejtpërdrejtë dhe përdorni lidhjen vizive në kohë reale për të rregjistruar nga kënde të pazakontë.

Sistemi i matjes iFCL
Një sensor i matjes me shtresë të dyfishtë me 63 zona analizon informacionin e Fokusit, Ngjyrës dhe Shkëlqimit, duke dhënë matje të saktë dhe konsistente.

Ekrani i Kontrollit të Shpejtë
I përdorueshëm duke përdorur një buton të përkushtuar ai siguron mundësinë e përdorimit të thjeshtë të funksioneve të përdorura zakonisht, duke siguruar se jeni gati për të bërë rregjistrimin ndërsa ndodh.

Priza e Mikrofonit të Jashtëm
Shtoni një mikrofon shtesë për cilësi më të mirë të zërit duke përdorur prizën e futjes stereo prej 3,5mm.

Prerja e Filmit
Rregjistroni filma VGA me një zmadhim të efektshëm prej 7x. Prerja e filmit përdor vetëm pjesën qëndrore të sensorit dhe lejon rregjistrimin nga një distancë e largët pa patur nevojën për të ndryshuar lentet.

Krijoni një sistem të rregjistrimit po aq të veçantë siç jeni edhe ju.
EOS 550D është i pajtueshëm me sferën e plotë të lenteve EF e EF-S dhe të serive EX Speedlites tëCanon.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Shkarko programin DPP
Drivers
Firmware të përditësuara
EOS 550D
Imazhe mostra
Produkte të ndërlidhura
Lente EF
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit