Megapiksel që të lenë pa fjalë Sensori CMOS fenomenal me 16.7 Megapiksel kuadër të plotë (36 x 24mm) i EOS-1Ds Mark II's prodhon skedarë që konvertojnë në 50MB TIFF-e të pakomprimuara me ntensitet ngjyre 24 bit: cilësia standarde e pranueshme për agjensi kryesuese fotografike internacionale dhe librari kryesore. Përmban një filtër kalimi të ulët të integruar për të eleminuar ngjyrat jo të vërteta dhe efektin moiré, plus një qark të integruar eleminimi zhurmash. Cilësime të ulëta (L:50) dhe të larta (H:3200) mund të zgjidhen për të zmadhuar diapazonin ISO të shpejtësisë së aparatit 100-1600.
Fuqi përpuimi Procesori DIGIC II i gjeneratës së dytë të Canon-it fuqizon aparatin duke komanduar performancën. Teknologjia e kombinuar e sensorit të ri CMOS, DIGIC II dhe një sistem i gjerë buffer punojnë së bashku për të dhënë fotografime të vazhdueshme të gjera 32-kuadroshe JPEG me 4-kuadro për sekond.
E ndërtuar e fortë Aparati është i mbrojtur me një trup të fortë hermetik përzierje magneziumi, ndërsa jetëgjatësia e mbylljes është një cikël mbresëlënës prej 200,000. Për kushte kritike fotografimi, regjimi i tij me kopje rezervë lejon regjistrim të dyfishtë tek të dyja kartat e memories CF dhe SF.
Sistem blici Sistemi automatik i blicit i Canon-it Evaluative Through-The-Lens (E-TTL II) i jep EOS-1Ds Mark II një sistem preçiz blici i lidhur në distancë që është i saktë dhe i sigurtë në të gjitha kushtet. E-TTL II realizon ekspozimin e saktë dhe më shum kontroll të qëndrueshëm, sidomos me objekte të shndritëshme ose reflektuese ose subjekte jashtë qendrës.
Kontroll krijues LCD 2.0" me 230,000 piksel e EOS-1Ds Mark II është ideale për të kontrolluar fokusin dhe kompozimet dhe zoomi i tij 10x zmadhon detaje për tju siguruar që ju të keni fotografinë që ju doni. Përveç fotografimit në të njëjtën kohë RAW dhe JPEG, është edhe opsioni për të zgjedhur hapësirë ngjyre sRGB ose Adobe RGB. Barazimi i së bardhës (WB) është i korigjueshëm me +/-9 nivele për të dyja blu/qelibar dhe e purpurtë/jeshil dhe kapje WB mbështetet deri në ±3 nivele.
Lidhshmëria Softueri i ri Digital Photo Professional lejon përpunim të shpejtë të skedarëve pa humbje RAW për kontroll më të lartë. Për lidhje të plotë, ndërfaqja e aparatit përfshin FireWire (IEEE1394) dhe dalje Video. Një portë USB është e përfshirë për printim direkt. EOS-1Ds Mark II është i ndërveprueshëm me lente EF dhe Speedlite të serisë EX.
|