spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image
Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image spacer image
         
spacer image spacer image
spacer image Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Aparate fotografike digitale SLR > EOS-1Ds Mark III spacer image spacer image
spacer image

Canon EOS-1Ds Mark III
Aparate fotografike digitale SLR

Produktet e arkivuara

EOS-1Ds Mark III

21 Megapiksel me rezolucion me kuadër të plotë me fleksibilitetin që vetëm një EOS SLR mund ta ofrojë. Përfitoni nga përpunimi i DIGIC III, cilësi o fortë dhe teknologji që ripërcaktojnë performancën SLR.

Karakteristikat

  • CMOS me kuadër të plotë 21 MP
  • Përpunim 14-bit A/D
  • Deri në 5 kns, maks. shpërthime me 56 JPEG
  • Procesorë të dyfishtë "DIGIC III"
  • AF me zonë të gjerë me përpikmëri të lartë
  • Sistemi i Pastrimit të Integruar të EOS
  • Interval ISO 100-1600 (L:50 H:3200)
  • LCD 3.0" me regjimin Pamje direkte
  • Ndërveprueshmëri me lentat EF
Cilësi maksimale. Kontroll i plotë.



Sensor CMOS me kuadër të plotë 21 Megapiksel
Sensori CMOS me kuadër të plotë i EOS-1D Mark III siguron 21 Megapiksel masiv me detaje - duke e tejkaluar cilësinë standarde që kërkohet nga agjensitë më të mira të fotove. Imazhet përpunohen me thellësi ngjyre 14 bit për shkallëzime më të imëta tonale. Cilësia e pamjes sigurohet nga reduktimi efektiv i zhurmës në ndjeshmëri të larta dhe një filtër me kalim të ulët që kundërshton ngjyrën e rremë dhe moiré. Intervali i gjerë dinamik i sensorit mund të vendoset që të ruajë më shumë detaje nga zonat e ndritshme me funksionin Prioriteti i Tonit të Përshenjuar.

Procesorë të dyfishtë "DIGIC III"
Procesorët e dyfishtë "DIGIC III" vënë në lëvizje performancën e shpejtë të aparatit, duke lejuar kohë reagimi fillimi pothuajse të menjëhershme.

Deri në 5 kns me 56 shpërthimin e kuadrit
EOS-1D Mark III jep deri në 5 kuadre për sekondë për një shpërthim të vazhdueshëm deri në 56 JPEG (12 në RAW).

AF me hapje të gjerë me 19 pika me lloj të kryqëzuar
Një sistem AF me përpikmëri të lartë ka 19 pika me lloj të kryqëzuar me ndjeshmëri deri në f/2.8, i përhapur në të gjithë zonën e AF për të mundësuar kapjen e subjekteve jashtë qendrës. 26 pika ndihmëse AF ndihmojnë gjurmimin AF për rritje të saktësisë.

Sistemi i Pastrimit të Integruar të EOS

Sistemi i integruar i parandalimit të pluhurit dhe pastrimit të Canon përdor një kombinim teknologjish që të ulë, zmbrapsë dhe heqë pluhurin nga sensori. Një Njësi Sensori e Vetë-Pastrimit shkund pluhurin nga sensori me çdo ndezje.

Interval i gjerë ISO

Një interval i gjerë 100 deri 1600 ISO si standard është i zgjerueshëm deri në L:50 dhe H:3200.

LCD 3.0" me regjimin Pamje direkte

LCD e ndritshme 3.0" siguron përcaktim të mprehtë për kontrollin e fokusit dhe krijimit, me zmadhim 10x për detaje më të imëta. Kur fotografohet nga pozicione të vështira, regjimi Pamja direkte ju jep opsionin e kuadrimit të imazhit tuaj nga LCD-ja.

Stili i pamjes
Paracaktimet e Stilit të pamjes sigurojnë përpunim të thjeshtë të imazhit. Çdo stil ofron një reagim ngjyre të ndryshëm - i ngjashëm me mënyrën sesi llojet e filmave ndryshohen për të arritur efekte të ndryshme. Paracaktimet e Stilit të pamjes janë të personalizueshme në aparat ose nëpërmjet softuerit të ardhur Picture Style Editor.

Trup që i reziston motit, me aliazh magneziumi
Një trup me aliazh magneziumi rezistent ndaj pluhurave dhe lagështirës e mbron EOS-1D Mark III nga moti i keq dhe përdorimet e përditshme.

Ndërveprueshmëri me sistemin EOS
EOS-1D Mark III është kompatibël me të gjitha lentat EF (duke përjashtuar lentat EF-S), njësitë e bliceve EX Series Speedlite dhe Transmetuesin me valë të skedarëve WFT-2.

Print page Printoje këtë faqe arrow more

spacer image
Shkarkime
Broshura
Shkarko programin DPP
Drivers
Firmware të përditësuara
Produkte të ndërlidhura
Lentë EF
spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image
spacer image You Can Image spacer image spacer image
spacer image
spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit spacer image spacer image