Si udhëheqës në shpejtësi dhe rezolucion, EOS-1D Mark IV kap të jashtëzakonshmen. Ngrijeni veprimin me 16,1 Megapixelë dhe me 10 kns ose me video HD të Plotë, EOS-1D Mark IV është gati për gjithshka.
|
sensori CMOS 16,1 MP Një sensor CMOS, i projektuar dhe prodhuar nga Canon, me 16,1MP, të madhësisë APS-H, prodhon imazhe me qartësi jashtëzakonisht të lartë në mjediset me ndriçimin më të paktë. Sensori kap detaje të jashtëzakonshme, ideale për printime A3 ose më të mëdha, edhe pas prerjes.
10 kns me një shpërthim deri në 121 kuadro JPEG Kapni çdo moment veprimi me shpejtësinë prej 10 kns të EOS-1D Mark IV dhe shpërthimet e vazhdueshëm deri në 121 imazhe të mëdha JPEG (28 RAW).
Sistemi AF me 45 pika Një sistem AF me 45 pika i saktësisë së lartë, që paraqet 39 sensorë të tipit të kryqëzuar debuton në EOS-1D Mark IV. Duke siguruar fokusim të saktë me lenta të aperturës së shpejtë, përdoren 39 sensorë të tipit të kryqëzuar me ndjeshmëri të lartë, të përshtatshëm për lenta me një aperturë prej k/2,8 ose më të shpejtë.
Rregjistrim i filmit në HD të Plotë Duke kombinuar bërjen e fotografive të jashtëzakonshme me aftësinë për të rregjistruar video me HD të Plotë (1080p) me shpejtësi të kuadrit të përzgjedhur nga përdoruesi, EOS-1D Mark IV ofron një fleksibilitet të madh. Për një kontroll më të madh, përdoruesit mund të caktojnë në mënyrë manuale ekspozimin ose të zgjedhin të rregjistrojnë me 720p ose në rezolucionin VGA. Një dalje e HDMI lejon shikimin me Definicion të Lartë të xhirimit dhe imazheve.
Rregjistrim në mjedise me ndriçim të paktë Falë sferës ISO jashtëzakonisht të gjërë të EOS-1D Mark IV, nga 100 deri në 12800 – e zgjerueshme deri në një ISO 102400 të pabesueshme - rregjistrimi nuk ka nevojë të ndalojë kurrë, edhe në kushtet më të errëta.
LCD prej 3,0” i Clear View II me modalitetin Live View Me ekranin LCD, me rezolucionin e tij të lartë prej 920.000 pikë dhe 3,0” i Clear View II, kontrolle të hollësishëm të imazheve dhe videos janë të thjeshtë. Duke përdorur një ndërtim të strukturës së fortë, pasqyrimet minimizohen, duke lejuar që Live View të përdoret në çdo kusht.
“DIGIC 4” i Dyfishtë Procesorët e Dyfishtë “DIGIC 4” të Canon lejojnë përpunimin me shpejtësi të lartë të imazheve me rezolucion të lartë nga sensori CMOS i EOS-1D Mark IV, duke dhënë një përpunim të imazhit me 14 bit me shkallëzime të lëmuara dhe ngjyra që duken të natyrshme. “DIGIC 4” i Dyfishtë siguron Rritje të Qartësisë të përparuar kur rregjistrohet me shpejtësi ISO më të larta dhe kohë të fillimit të menjëhershëm.
Sistemi i Pastrimit të Integruar të EOS Sistemi i parandalimit të pluhrit i integruar nga Canon ofron një zgjidhje profesionale dhe të përgjithshmë në mbrojtjen e imazheve ndaj ndikimeve të pluhrit; zvogëlimin e prodhimit të brendshëm të pluhrit; një mekanizëm brenda kamerës për pastrimin e sensorit; heqjen automatike të gjurmëve të pluhrit me programin kompjuterik të përfshirë Profesionisti i Fotografisë Digitale.
Ndërveprueshmëri e plotë EF dhe EX Speedlite Sfera e plotë e Canon e lentave të serisë EF dhe EX Speedlites është e disponueshme për përdoruesin e EOS-1D Mark IV. Krijoni një sistem që u përshtatet nevojave fotografike tuaja.
|