|
|
|
Afrohuni me PowerShot SX40 HS. Një zmadhim optik ultra i gjërë 35 x, rezultate të shkëlqyer në dritë të paktë të Sistemit HS, HD e Plotë dhe rregjistrimi me shpejtësi të lartë e bën këtë të fuqishmin e udhëtimit për ata që dëshirojnë gjithçka.
|
|
Karakteristikat |
- Zmadhim me kënd ultra të gjërë 35 x me USM
- Stabilizuesi i Imazhit (4,5 ndalesa). IS inteligjent
- Sistemi HS (12,1 MP) me DIGIC 5
- HD e Plotë, HDMI
- LCD më kënde të ndryshëm 6,8 cm (2,7")
- I Zgjuar Automatik, Shumë zona WB
- Shpërthimi me shpejtësi të lartë HQ
- Modalitetet manuale
- Ndihma e Kuadrimit të Zmadhimit
- Sfera e pajisjeve shtesë
|
|
| Shkoni larg, afrohuni me zmadhimin 35 x |
|
Zmadhim me kënd ultra të gjërë 35 x me USM Një zmadhim optik i madh, përfshirë këndin ultra të gjërë 24 mm siguron një sferë të pabesueshme (24-840mm) për të përfshirë gjithçka, nga peisazhe gjithë-përfshirës te skena në mjedise të brendshëm te fotografi nga afër në largësi të largëta të kafshëve të egra. Motori Ultrasonik siguron zmadhim mjaft të saktë, pothuajse të heshtur edhe në modalitetin e filmit.
Imazhe pa tronditje me IS inteligjent Një Stabilizues i Imazhit Optik i fuqishëm jep imazhe të mprehtë në dritë të paktë ose kur përdorni sferën e plotë të zmadhimit. IS inteligjent automatikisht zgjedh modalitetin optimal të stabilizimit të imazhit nga 7 opsione, për të siguruar fotografi dhe video të qarta dhe të hollësishme.
Sistemi HS me DIGIC 5 Një kombinim i fuqishëm i procesorit të imazhit më të fundit DIGIC 5 dhe sensorit CMOS me ndjeshmëri të lartë, Sistemi HS ju lejon të rregjistroni me zhurmë të paktë dhe cilësi të lartë të imazhit edhe në dritë të paktë - duke pakësuar nevojën për blic ose trekëmbësh, duke ngrirë imazhin pa turbullim dhe duke rritur sferën e disponueshme të blicit
Filma HD të Plotë me HDMI-CEC Rregjistroni filma të shkëlqyer, me HD të Plotë në 1080p me 24 kns me tingull stereo. Lidhja HDMI-CEC lejon shikimin pa humbje në një HDTV të pajtueshëm dhe kontrollin e rishikimit duke përdorur telekomandën e TV-së.
LCD me shumë kënde dhe Treguesi i kuadrit Një LCD 6,8 cm (2,7”) PureColor II VA me shumë kënde siguron shikueshmëri të shkëlqyeshme dhe lejon kuadrimin e thjeshtë nga kënde të vështirë. Treguesi elektronik i kuadrit mund të japë përqëndrimin më të qëndrueshëm.
I Zgjuar Automatik me Shumë zona WB I Zgjuar Automatik është me të vërtetë automatik, duke lejuar që kamera të zbulojë nga 32 skena të ndryshme (21 në filma), duke siguruar rezultate optimale. Balancimi i të bardhës në shumë zonë rregjistron skenat në ngjyrat natyrale të tyre edhe kur ndriçohen nga lloje të ndryshëm të dritës.
Shpërthimi me shpejtësi të lartë HQ Rregjistroni veprimin në një fragment të sekondës në rezolucionin e plotë 12,1 MP, deri në 10,3 poza/sek. për deri në 8 poza, duke përdorur modalitetin Shpërthimi me shpejtësi të lartë HQ.
Modalitetet manuale Modalitetet manuale ju lejojnë të merrni kontrollin e plotë të ekspozimit për të marë rezultatet që dëshironi. Zgjidhni lehtësisht cilësimet tuaja si apertura, shpejtësia e shkrehësit, balancimi i të bardhës dhe ISO.
Ndihma e Kuadrimit të Zmadhimit Ndihma e Kuadrimit të Zmadhimit ju ndihmon të ndiqni një subjekt në largësi kur rregjistroni me zmadhimin maksimal. Me shtypjen e një butoni ai shpejt e zvogëlon skenën - në mënyrë që të rigjeni subjektin - duke kaluar përsëri në zmadhim në momentin që lëshohet butoni.
Sfera e pajisjeve shtesë Një Adaptues opsional i Filterit të Lentave ju lejon të bashkoni filtra të lentave 67 mm nga sfera EOS e Canon. Një këmbëz lejon përdorimin e njësive të blicit Canon Speedlite EX, për të rritur sferën e blicit dhe për të zgjeruar krijueshmërinë tuaj.
|
|
 |
|
| Imazhe mostra |
| PowerShot SX40 HS |
|