Rregjistrim i gjithanshëm. Zmadhim optik 12x me IS inteligjent Një zmadhim i madh 12x kombinohet me një lente me kënd të gjërë 28mm, në mënyrë që t'iu afroheni subjekteve të largët, si dhe të rregjistroni peisazhë panoramikë dhe të vendosni të gjithë në pozat e grupit. IS inteligjent automatikisht rregullon Stabilizuesin e Imazhit optik në skenë nga 7 modalitetet, për të parandaluar mjegullimin dhe për të dhënë fotografi dhe video të mprehta dhe me hollësi.
14,1 MP CCD Një sensor me 14,1 megapiksel jep imazhe të detajuar me rezolucion të lartë, që mund të printohen në madhësi shumë të mëdha (A3+) ose të priten për të marë kompozimin e dëshiruar.
I zgjuar dhe i thjeshtë Rregjistroni pa mundim fotografi ose filma me cilësi të lartë me I Zgjuar Automatik, që zbulon skenën dhe zgjedh cilësimet e përsosur nga 32 elementë të ndryshueshëm (21 në film). Modaliteti i thjeshtë parandalon përdorimin e rastësishëm të butonëve të gabuar, në mënyrë që e gjithë familja të mund të drejtojë dhe rregjistrojë me besim në secilën gjendje.
LCD 7,5 cm (3,0") Një ekran LCD i madh, me cilësi të lartë, me kënd të gjërë të shikimit lejon kuadrimin e thjeshtë, kalimin pa mundim përmes menusë dhe rishikimin e të rezultateve.
Filma HD me tingull stereo Rregjistroni menjëherë filma me HD me cilësi të lartë (720p) me tingull stereo dhe zmadhim optik, me një prekje të një butoni të përkushtuar Rregjistrimi i Filmave. Stabilizimi Dinamik dhe i Fuqizuar i Imazhit i mban filmat të mprehtë dhe pa turbullim kur rregjistroni në lëvizje ose përdorni fundin telefoto të zmadhimit.
Kontrolli Manual i Plotë Zgjeroni aftësitë tuaja krijuese me kontrollin Manual të Plotë të shpejtësisë dhe aperturës së shkrehësit të kamerës.
Filtra Krijues. Efekti i Miniaturës Eksperimentoni dhe argëtohuni me një sferë filtrash krijues. Zgjidhni nga Efekti i Syrit të Peshkut për të rikrijuar shtrembërimin e nje lente të syrit të peshkut, Super i Gjallë për të rritur ngopjen e ngjyrës, Poster i të kaluarës dhe Efektet e Aparatit Fotografik Lodër ose Monokrom. Përdorni Efektin e Miniaturës kur rregjistroni fotografi ose filma, për t'i bërë skenat që të duken si modelë të shkallës së miniaturës.
Shkrehësi i Zgjuar me Kohëmatësin automatik me shkelje syri Shkrehësi i Zgjuar shkrep shkrehësin automatikisht - në mënyrë që të mund të rregjistroni fotografi të mrekullueshme të familjes. Zgjidhni nga tre mënyra për të bërë pozën: Modaliteti i buzëqeshjes (kur zbulohet një fytyrë që buzëqesh), Kohëmatësi automatik i fytyrës (kur një fytyrë e re i bashkohet kuadrit) ose Kohëmatësi automatik me shkelje syri (2 sekonda pas një shkelje syri).
Filmi iFrame (720p) Rregjistroni video HD të thjeshtë për t'u përdorur në PC dhe Mac (720p) në formatin e optimizuar Apple iFrame për kalimin e shpejtë, redaktimin e thjeshtë dhe shkëmbimin e lehtë.
Udhëzime & Këshilla Kuptoni kamerën tuaj dhe përmirësoni rezultatet tuaj me Udhëzime & Këshilla të thjeshta.
|