|
|
|
PowerShot S100 përdor njohurinë e sensorit EOS të Canon dhe procesorin më të fundit DIGIC 5 për të dhënë imazhe të shkëlqyeshëm edhe në dritë të paktë. Me një lentë f/2,0, RAW dhe GPS ky është një kompakt ekspert me ndikim.
|
|
Karakteristikat |
- Sensor CMOS Canon me ndjeshmëri të lartë 12,1 MP
- Sistemi HS me DIGIC 5
- Lenta ultra të gjëra 24mm, f/2,0, zmadhimi 5x. IS inteligjent
- Unaza e Kontrollit të Lentave, kontrolli i NR dhe RAW
- GPS
- HD e Plotë, HDMI
- LCD i madh 7,5 cm (3,0")
- Shpërthimi me shpejtësi të lartë HQ
- I Zgjuar Automatik, Shumë zona WB
- Kasë opsionale e papërshkueshme nga uji
|
|
| Kontroll ekspert. Mjaft kompakt |
|
Sensor CMOS Canon me ndjeshmëri të lartë 12,1 MP Sensori CMOS me ndjeshmëri të lartë i llojit 1/1.7, i krijuar duke përdorur njohurinë e sensorit të EOS DSLR, punon në kombinim me procesorin DIGIC 5 për të dhënë cilësi të imazhit udhëheqëse të kategorisë, sidomos në shpejtësitë e larta të ISO dhe në dritë të paktë.
Sistemi HS me DIGIC 5 Sistemi HS është një kombinim i fuqishëm i procesorit të imazhit DIGIC 5, që është 6 herë më i fuqishëm sesa DIGIC 4 dhe një sensori CMOS me ndjeshmëri të lartë. Ju lejon të rregjistroni me zhurmë të paktë dhe cilësi të lartë të imazhit edhe në dritë të paktë deri në ISO 6400 - duke pakësuar nevojën për blic ose një trekëmbësh.
Lenta të gjithanshme. IS inteligjent Një lentë e ndritshme f/2,0 zgjeron më tej aftësinë tuaj për të rregjistruar në kushte të errët. Një cilësim me këndin ultra të gjërë prej 24 mm ju lejon të fotografoni peisazhë mahniitës dhe një zmadhim fleksibël 5x ju afron. IS inteligjent zgjedh automatikisht pikërisht cilësimin e duhur të Stabilizuesit Optik të Imazhit nga 7 modalitete të mundshëm, për të siguruar fotografi dhe video të mprehta dhe të hollësishme.
Unaza e Kontrollit të Lentave, kontrolli i Zvogëlimit të Zhurmës dhe RAW Unaza e Kontrollit të Lentave lejon mundësinë e përdorimit të shpejtë të funksioneve si zmadhimi, apertura, shkrehësi, fokusi ose ISO. Bëni rregullime të nivelit të zhurmës që zbatohet për imazhet ose rregjistroni në formatin RAW për përpunim më pas në programin kompjuterik të përfshirë DPP.
GPS Vendosni informacion të vlefshëm të vendndodhjes në imazhet tuaj sa herë që bëni një pozë me etiketimin GPS. Funksioni i Rregjistrimit GPS mund të rregjistrojë pozicionin tuaj në intervalë të caktuar kohe, në mënyrë që të rishikoni të gjithë udhëtimin tuaj në programin kompjuterik të përfshirë Mjeti i Hartës.
Filma HD të Plotë, HDMI-CEC Rregjistroni filma të shkëlqyer, me HD të Plotë në 1080p me 24 kns me tingull stereo. Një mini lidhës HDMI-CEC lejon rishikimin pa humbje në një HDTV të pajtueshëm.
LCD 7,5 cm (3,0”) PureColor II G Një LCD me 460 mijë pika, i shkëlqyeshëm dhe i pastër paraqet një shtresë të jashtme të xhamit të përforcuar për forcë dhe shikueshmëri të lartë edhe kur bëni fotografi në kushte të ndritshëm.
Shpërthimi me shpejtësi të lartë HQ Falë kapaciteteve të përpunimit të DIGIC 5 mund të rregjistroni veprimin në një fragment të sekondës me rezolucion të plotë me 9,6 kns në një shpërthim me 8 kuadro duke përdorur modalitetin Shpërthimi me shpejtësi të lartë HQ.
I Zgjuar Automatik, Shumë zona WB I Zgjuar Automatik zgjedh cilësimet e kamerës për ju nga 32 skena të ndryshme (21 në filma) automatikisht, duke siguruar rezultatë optimalë. Balancimi i të bardhës në shumë zona kompenson për praninë e shumë burimeve të dritës për rezultatë natyralë.
Kasë opsionale e papërshkueshme nga uji Mbroni kamerën tuaj nën ujë në thellësi deri në 40 m me kasën opsionale të papërshkueshme nga uji WP-DC43.
|
|
 |
|
| Imazhe mostra |
| PowerShot S100 |
|