- 16,0 Megapiksel
- Lenta 28mm e gjërë me zmadhim 5x
- Stabilizuesi i Imazhit Optik
- LCD 7,5 cm (3,0")
- Automatik i Zgjuar, modalitet i thjeshtë dhe Udhëzime & Këshilla
- Filma HD (720p) me IS Dinamic
- Kontrolli i Shikimit të Drejtpërdrejtë dhe Filtrat Krijues
- Zbulimi i Fytyrës, Korrigjimi Automatik i Syrit të Kuq
- DIGIC 4
- Bateria Li-ion
|
16,0 Megapiksel Një sensor me rezolucion shumë të lartë prodhon imazhe me cilësi mahnitëse dhe lejon printimin e printimeve shumë të mëdha ose prerjen e imazhit për të marrë kompozimin e dëshiruar.
Lenta 28mm e gjërë me zmadhim 5x Një lentë 28mm me kënd të gjërë siguron sferë më të madhe për peizazhe të gjërë dhe fotografi në mjedise të brendshëm, ndërsa një funksion telefoto optik 5x i lejon përdoruesit që të zmadhojë hollësitë dhe të kuadrojë me më krijueshmëri.
Stabilizuesi i Imazhit Optik Një Stabilizuesi i Imazhit Optik e bën paraqitjen e këtij aparati fotografik me të vërtetë të shquar. Duke kompensuar për tronditjen e aparatit në kushte sfiduese, të tilla si drita e paktë ose kur fotografoni me fundin e gjatë të sferës së zmadhimit, Stablizuesi i Imazhit ju ndihmon që të rregjistroni imazhet me hollësi të plotë dhe me më pak turbullim gjatë gjithë kohës
LCD 7,5 cm (3,0") Një ekran i madh e bën shikimin dhe shkëmbimin e imazheve një kënaqësi në çdo kusht ndriçimi. Subjektet paraqiten me hollësi të gjalla, duke i dhënë më shumë besim përdoruesit kur bëhet kuadrimi dhe kompozimi.
Automatik i Zgjuar, modalitet i thjeshtë dhe Udhëzime & Këshilla Me Automatik i Zgjuar mund të bëni fotografi të shkëlqyeshme me thjesht shtypjen e një butoni. Aparati fotografik zgjedh automatikisht skenën më të përshtatshme nga 32 të mundshme dhe zbaton cilësimet më të mira për një fotografi të përsosur. Modaliteti i thjeshtë ju parandalon që të ndryshoni rastësisht cilësimet, ndërsa Udhëzime & Këshilla ju sigurojnë një shpjegim të shkurtër të tipareve të aparatit fotografik.
Filma HD (720p) me IS Dinamic PowerShot A3300 IS paraqet rregjistrimin e videos me 720p, duke ju lejuar që të rregjistroni skena me cilësi me definicion të lartë. IS Dinamik përdor Stabilizuesin e Imazhit Optik për të zvogëluar tronditjen në filmat e rregjistruar gjatë lëvizjes, si kur ecni pranë subjektit tuaj.
Kontrolli i Shikimit të Drejtpërdrejtë dhe Filtrat Krijuese Kontrolli i Shikimit të Drejtpërdrejtë ju lejon që të rregulloni me lehtësi cilësimet e ndryshëm të fotografisë ndërsa kuadroni fotografinë. 6 Filtra Krijuese, përfshirë Efektin e Miniaturës dhe të Aparatit Fotografik Lodër prodhojnë rezultate mahnitëse për të nxitur imagjinatën tuaj.
Zbulimi i Fytyrës, Korrigjimi Automatik i Syrit të Kuq Teknologjia e Zbulimit të Fytyrës zbulon deri në 35 fytyrë në një kuadër të vetëm dhe siguron se njerëzit mbeten në fokus dhe me shkëlqimin optimal. Syri i kuq hiqet automatikisht menjëherë pasi bëhet fotografia ose gjatë rishikimit.
DIGIC 4 Procesori DIGIC 4 i Canon-it drejton përdorimin e përgjegjshëm, cilësinë e shkëlqyer të imazhit dhe riprodhimin e ngjyrës. Zvogëlimi i Përparuar i Zhurmave siguron imazhe të pastër, me hollësi të pasura, edhe në shpejtësi të lartë të ISO.
Bateria Li-ion Bateritë litium-jon sigurojnë një peshë të lehtë dhe zgjidhje me lehtësi të energjisë së ngarkueshme.
|