Kamera 10.0 Megapiksel e thjeshtë në përdorim Me ndërtimin e saj elegant, kompakt dhe konstruksionin intuitiv, PowerShot A2000 IS bën që të gjithë të bëjnë fotot të mrekullueshme në lëvizje. Një rezolucion prej 10 megapikselash ju lejon të eksperimentoni me prerjen krijuese ose krijuar printime me madhësi posterash magjepsëse.
Zmadhim optik 6x me IS optik Një zmadhim optik i fuqishëm prej 6x i sjell skenat e largëta shumë afër. Shtimi i Stabilizuesit optik të imazhit nga Canon kundërvepron efektet e dridhjes së kamerës - duke i mbajtur fotot tuaja të mprehta në të gjithë intervalin e zmadhimit.
Regjimet e bërjes së fotove dhe Ngjyrat e mia Një disk praktik i regjimeve ju jep hyrje të thjeshtë te 17 regjime fotografimi. Këto përfshijnë Regjimin e thjeshtë, për veprim tepër të thjeshtë drejto dhe fotografo dhe një regjim të dedikuar Perëndim dielli. Efektet e filtrimit Ngjyrat e mia, si bardhë e zi mund të shtohen gjatë fotografimit.
DIGIC III me iSAPS Procesori DIGIC III i Canon siguron përgjigje të shpejtë si rrufeja, cilvsi të mahnitshme të imazhit dhe zvogëlim zhurme të përparuar për imazhe më të qarta dhe më të pastra. Teknologjia iSAPS përdor të dhënat e skenës së fotove për të optimizuar cilësimet e aparatit fotografik bile para se të bëhet një foto.
Fotot të shkëlqyera për njerëzit Një komplet teknologjish të Zbulimit të fytyrës zbulon deri në nëntë fytyra dhe përshtat fokusin, ekspozimin, cilësimet e blicit dhe rregullimin e ngjyrave - për rezultate optimale me tone lëkure me pamje natyrale. Zgjedhja e Fytyrës dhe Ndjekja ju lë juve të zgjidhni dhe ndiqni subjektin tuaj primar, kështu që ju nuk e humbni asnjëherë një fytyrë të veçantë në turmë.
Korrigjim automatik i syrit të kuq Hiqni efektin ‘e syrit të kuq’ të shkaktuar nga blici, shpejt dhe me saktësi. Bëjeni korrigjimin automatik të syrit të kuq menjëherë pas bërjes së fotografisë - ose zgjidhni midis korrigjimit manual ose automatik gjatë rihapjes.
S'ka më turbullim Një kombinim i teknologjive të Canon e bën bërjen e fotove të shkëlqyer dhe pa turbullime. I aktivizuar në ISO e lartë automatike, Teknologjia e zbulimit të lëvizjes përdor Teknologjinë e zbulimit të fytyrës, Stabilizuesin optik të imazhit dhe informacionin e skenës - edhe në ndriçimin e skenës dhe ndryshimit ndërmjet kuadreve individuale - për të identifikuar lëvizjen e subjektit dhe tronditjen e kamerës. ISO është gjithashtu e optimizuar për turbullim minimal dhe cilësim imazhi maksimale.
LCD 3,0" Një ekran i bollshëm 3,0” LCD me kënd të gjerë shikimi e bën kuadrimin dhe rishikimin e fotografive të këndshëm.
Opsionet e filmit Plotësoni fotot tuaja me video VGA të qetë me 30fps. Një opsion i veçantë Luajtje e gjatë do të thotë rreth dy herë filmim mund të ruhet në kartën tuaj të kujtesës.
|