|
|
|
PowerShot A1200 i gjithanshëm e bën nxjerrjen e fotografive me cilësi Canon të lehtë dhe argëtuese. Me treguesin e kuadrit optik, një zmadhim me kënd të gjërë 4x, filma HD dhe Automatik i Zgjuar është i përsosur për rregjistrimin e momenteve më të mira të jetës.
|
|
Karakteristikat |
- 12,1 Megapiksel
- Lenta 28mm e gjërë me zmadhim 4x
- LCD 6,8 cm (2,7") plus treguesin e kuadrit optik
- Automatik i Zgjuar, modalitet i thjeshtë dhe Udhëzime & Këshilla
- Filma HD (720p)
- Modaliteti i Zvogëlimit të Turbullimit
- Kontrolli i Shikimit të Drejtpërdrejtë dhe Filtrat Krijuese
- Zbulimi i Fytyrës, Korrigjimi Automatik i Syrit të Kuq
- DIGIC 4
- Bateritë AA
|
|
| Drejtoni, kuadroni dhe fotografoni |
|
12,1 Megapiksel Një sensor me rezolucion të lartë rregjistron secilën hollësi të subjektit tuaj, duke ju dhënë lirinë për të prodhuar printime shumë të mëdha ose për të prerë një krijim të përsosur.
Lenta 28mm e gjërë me zmadhim 4x Një lentë me zmadhim optik 4x, me një kënd të gjërë 28mm ju lejon që të rregjistroni madhësinë e subjekteve të largët, të tillë si peizazhe ose të merrni një mbulim më të gjërë kur rregjistroni në mjedise të kufizuara, si festa në mjedise të brendshme.
LCD 6,8 cm (2,7") plus treguesin e kuadrit optik Një ekran i madh dhe i qartë e bën të thjeshtë kuadrimin dhe shkëmbimin e fotografive me miqtë. PowerShot A1200 paraqet gjithashtu një tregues të kuadrit optik që ju lejon të kuadroni subjektet tuaj me thjeshtësi edhe në kushte shumë të ndritshme.
Automatik i Zgjuar, modalitet i thjeshtë dhe Udhëzime & Këshilla Me Automatik i Zgjuar mund të bëni fotografi të shkëlqyeshme me shtypjen e një butoni. Aparati fotografik zgjedh automatikisht skenën më të përshtatshme nga 32 të mundshme dhe zbaton cilësimet më të mira për një fotografi të përsosur. Modaliteti i thjeshtë ju parandalon që të ndryshoni rastësisht cilësimet, ndërsa Udhëzime & Këshilla ju sigurojnë një shpjegim të shkurtër të tipareve të aparatit fotografik
Filma HD (720p) me Efekt të Miniaturës në Film Rregjistrimi i videos me 720p ju lejon të rregjistroni skena me cilësi me definicion të lartë. Efekti i Miniaturës në film bën që skenat e peizazhit të duken si filma me kalimin e kohës të modeleve të shkallës së miniaturës.
Modaliteti i Zvogëlimit të Turbullimit Kur bëni fotografi të subjekteve në lëvizje ose në dritë të paktë ku turbullimi mund të ndodhë lehtësisht, modaliteti Zvogëlimi i Turbullimit funksionon për të siguruar rezultate të qartë pa turbullim
Kontrolli i Shikimit të Drejtpërdrejtë dhe Filtrat Krijuese Kontrolli i Shikimit të Drejtpërdrejtë ju lejon që të rregulloni me lehtësi cilësimet e ndryshëm të fotografisë ndërsa kuadroni fotografinë. 6 Filtra Krijuese, përfshirë Efektin e Miniaturës dhe të Aparatit Fotografik Lodër prodhojnë rezultate mahnitëse për të nxitur imagjinatën tuaj
Zbulimi i Fytyrës, Korrigjimi Automatik i Syrit të Kuq Teknologjia e Zbulimit të Fytyrës zbulon deri në 35 fytyrë në një kuadër të vetëm dhe siguron se njerëzit mbeten në fokus dhe me shkëlqimin optimal Syri i kuq hiqet automatikisht menjëherë pasi bëhet fotografia ose gjatë rishikimit.
DIGIC 4 Procesori DIGIC 4 i Canon-it drejton përdorimin e përgjegjshëm, cilësinë e shkëlqyer të imazhit dhe riprodhimin e ngjyrës. Zvogëlimi i Përparuar i Zhurmave siguron imazhe të pastër, me hollësi të pasura, edhe në shpejtësi të lartë të ISO.
Bateritë AA Për lehtësinë më të fundit, PowerShot A1200 përdor dy bateri AA që janë të disponueshme gjerësisht anembanë botës.
|
|
 |
|