10.0 Megapiksel Një sensor 10.0 Megapiksel ju lejon të kapni çdo skenë në detaje të gjalla - gati për prerje krijuese ose kthim në printime me madhësi posterash.
Një regjim për çdo rast Një diapazon prej 17 regjimesh fotografimi – duke përfshirë Regjimet I thjeshtë, Perëndim dielli dhe ISO 3200 - ju ndihmon që të bëni fotografinë e përkryer madje edhe në kushtet e këqija të ndriçimit. Efektet e fotos Ngjyrat e mia, si bardhë e zi, mund të përdoren gjatë fotografimit ose ruhapjes.
Kompakt dhe plot ngjyra Me kontstruktin e tij shumë elegant, kompakt, PowerShot A1000 IS mund të merret kudo me lehtësi. Ndërtimi i tij me cilësi të lartë është lëmuar në tre ngjyra: Blu, Kafe dhe Argjendi*.
Afrohuni më shumë Një zmadhim optik 4x i Canon ju jep një sërë opsionesh kuadrimi - ndërkohë që përdorni teknologjinë Stabilizuesi optik i imazhit për të mbrojtur fotot tuaja kundër efekteve të dridhjes së kamerës, për fotografime të mprehta, pa turbullira.
DIGIC III dhe iSAPS Procesori DIGIC III i Canon siguron përgjigje të shpejtë si rrufeja, cilvsi të mahnitshme të imazhit dhe zvogëlim zhurme të përparuar për imazhe më të qarta dhe më të pastra. Teknologjia iSAPS përdor të dhënat e skenës së fotove për të optimizuar cilësimet e aparatit fotografik bile para se të bëhet një foto.
Teknologji e Zbulimit të Fytyrës Fotot e mrekullueshme të njerëzve janë të thjeshta me Zbulimin e fytyrës AF/AE/FE/WB, e cila zbulon deri në nëntë fytyra dhe përshtat fokusin, ekspozimin, cilësimet e blicit dhe rregullimin e ngjyrave - për rezultate optimale me tone lëkure me pamje natyrale. Zgjedhja e Fytyrës dhe Ndjekja ju lë juve të zgjidhni dhe ndiqni subjektin tuaj primar, kështu që ju nuk e humbni asnjëherë një fytyrë të veçantë në turmë.
Korrigjim automatik i syrit të kuq Hiqni syrin e kuq, shpejt dhe saktë. Bëjeni heqjen automatike të syrit të kuq menjëherë pas bërjes së fotografisë - ose zgjidhni midis korrigjimit manual ose automatik gjatë rihapjes.
Thojini lamtumirë turbullirës Një kombinim i teknologjive të Canon e bën bërjen e fotove të shkëlqyer dhe pa turbullime. I aktivizuar në ISO e lartë automatike, Teknologjia e zbulimit të lëvizjes përdor Teknologjinë e zbulimit të fytyrës, Stabilizuesin optik të imazhit dhe informacionin e skenës - edhe në ndriçimin e skenës dhe ndryshimit ndërmjet kuadreve individuale - për të identifikuar lëvizjen e subjektit dhe tronditjen e kamerës. ISO është gjithashtu e optimizuar për turbullim minimal dhe cilësim imazhi maksimale.
2.5" LCD dhe OVF Kuadrojini fotot në një ekran të ndritshëm 2.5” LCD, pastaj i shkëmbeni ato lehtësisht me shokët në sajë të një këndi të gjerë shikimi. Ndryshe, treguesi optik i kuadrit me pamje direkte (OVF) mund të përdoret për të ruajtur kohëzgjatjen e baterisë.
Opsionet e filmit Bëni ekstrakte filmash VGA të qetë me 30fps me prekjen e një butoni. Një opsion i veçantë Luajtje e gjatë përdor rreth gjysmën e hapësirës normale të kartës së kujtesës.
*Disa variacione ngjyrash mund të mos jenë të disponueshme në disa rajone
|