spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image
Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image spacer image
         
spacer image spacer image
spacer image Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Aparate fotografike digitale kompakte > IXUS > IXUS 500 HS spacer image spacer image
spacer image

Canon IXUS 500 HS
Aparate fotografike digitale kompakte

IXUS 500 HS

IXUS 500 HS sjell një zmadhim të madh 12 herë në një trup metalik të habitshëm kompakt - duke ju afruar juve me stil. Me Sistemi HS, IS inteligjent dhe I Zgjuar Automatik, rregjistrimi i imazheve të shkëlqyera është i thjeshtë, edhe në dritë të paktë.

Karakteristikat

  • Zmadhim 12 herë në një trup të vogël dhe mahnitës metalik
  • Sistemi HS: CMOS 10,1 MP dhe DIGIC 5
  • IS inteligjent
  • LCD 7,5 cm (3,0") PureColor II G
  • Filma me HD të Plotë
  • I Zgjuar Automatik (58 skena)
  • Identifikimi i Fytyrës
  • Rregjistrimi me shpejtësi të lartë
  • Bashkimi i filmave (720p)
  • Kasë opsionale e papërshkueshme nga uji deri në 3 m
I mahnitshëm sipas dizajnit. IXUS i vogël me zmadhim 12 herë



Zmadhim 12 herë në një trup të vogël dhe mahnitës metalik
Me një trup të vogël metalik në një veshje mahnitëse, IXUS 500 HS përfshin një zmadhim të fuqishëm optik prej 12 herësh, duke u zgjeruar në 21 herë me ZoomPlus. Zmadhimi i madh ofron një sferë të gjërë të opsioneve të rregjistrimit dhe ju lejon të afroheni shumë pranë objekteve të largët ndërsa rregjistroni fotografi ose filma.

Sistemi HS: 10,1 MP CMOS
Sistemi HS është i shkëlqyeshëm në dritë të paktë, në mënyrë që të rregjistroni atmosferën reale të skenës pa blic ose trekëmbësh. Përpunimi i përparuar DIGIC 5 dhe një sensor CMOS me ndjeshmëri të lartë 10,1 megapiksel CMOS jep cilësi të shkëlqyeshme të imazhit në të gjitha gjendjet.

IS inteligjent
IS inteligjent automatikisht rregullon Stabilizuesin e Imazhit optik për skenën nga 7 modalitete - duke balancuar lëvizjen, për të parandaluar turbullimin dhe duke dhënë fotografi dhe filma të mprehtë dhe me hollësi me zmadhim të plotë dhe në dritë të paktë.

LCD 7,5 cm (3,0") PureColor II G
Një ekran LCD i madh me cilësi të lartë me 460 mijë pika me shikueshmëri të shkëlqyeshme lejon kuadrimin dhe rishikimin e lehtë të imazheve nga çdo kënd, plus kalimin pa mundim përmes menusë. Një shtresë e jashtme e xhamit të përforcuar jep qëndrueshmëri të shkëlqyer.

Filma me HD të Plotë
Rregjistroni filma mahnitës me HD të Plotë (1080p) me 24 kns me tingull stereo dhe zmadhim optik. IS inteligjent e mban rregjistrimin të qëndrueshëm ndërsa filmoni, edhe në zmadhimin e plotë. Një lidhje HDMI siguron rishikimin me cilësi të lartë në një HDTV.

I Zgjuar Automatik (58 skena)
Rregjistroni pa mundim fotografi ose filma të shkëlqyeshëm me Automatik i Zgjuar, që zbulon skenën dhe zgjedh cilësimin e përsosur nga 58 ndryshore. Ai funksionon gjithashtu me fytyrat e rregjistruara me Identifikimin e Fytyrave dhe rregullon cilësimet e rregjistrimit ndaj moshës së personit – për shembull duke fikur blicin dhe tingujt kur zbulohet një foshnje që fle ose përdorimin e fokusimit automatik të vazhdueshëm kur zbulohen fëmijë mbi moshën 2 vjeç.

Identifikimi i Fytyrës
Identifikimi i Fytyrës ju lejon të rregjistroni deri në 12 fytyra të familjes ose miqve, në mënyrë që ato të jenë automatikisht përparësia e fokusimit në secilin rregjistrim dhe etiketon imazhet me emrat e tyre, në mënyrë që të gjenden më lehtë gjatë rishikimit.

Rregjistrimi me shpejtësi të lartë
Mos humbisni kurrë një moment. Rregjistroni veprimin me ritëm të shpejtë me Shpërthimin me shpejtësi të lartë ose ngadalësoni veprimin e shpejtë me Filmin me lëvizje super të ngadaltë. Skena natën gjatë mbajtjes në dorë kombinon një seri të fotografive me shpejtësi të lartë në një skedar për të rregjistruar peisazhet natën pa një trekëmbësh.

Bashkimi i filmave (720p)
Bashkimi i Filmave rregjistron deri në 4 sekonda të veprimit përpara secilës pozë, duke bashkuar filmimet e ditës në një film shtesë HD (720p).

Kasë opsionale e papërshkueshme nga uji
Mbroni kamerën tuaj në mjedise të jashtme dhe rregjistroni nën ujë deri në thellësitë 3 m me një kasë opsionale të papërshkueshme nga uji.

Print page Printoje këtë faqe arrow more

spacer image
Shkarkime
Broshura
Softuera & Drivera
Produkte të ndërlidhura
PowerShot
Printera kompakt fotosh SELPHY
Aparate fotografike digitale SLR
spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image
spacer image You Can Image spacer image spacer image
spacer image
spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit spacer image spacer image