IXUS 310 HS krenohet me një ekran të madh intuitiv me prekje, me funksione me shpejtësi të lartë dhe filma me HD të Plotë. Një lentë e ndritshme f/20, 24mm ultra e gjërë dhe Sistemi HS rregjistron poza të pabesueshme, ditën ose natën.
|
- Sistemi HS (12,1 MP)
- f/2,0, 24mm, zmadhim 4,4x. IS Optik
- Trupi prej çeliku pa ndryshk
- LCD 8,0 cm (3,2") PureColor II Touch
- HD të Plotë me zmadhim optik. IS Dinamik
- I Zgjuar Automatik (32 skena)
- Shpërthimi me shpejtësi të lartë dhe Filmi me lëvizje super të ngadaltë
- Bashkimi i filmave
- Filmi iFrame
- Modalitetet e rregjistrimit krijues dhe kontrolli manual
|
Sistemi HS (12,1 MP) Sistemi HS shkëlqen në dritë të paktë, duke ju lejuar që të rregjistroni atmosferën reale të momentin pa blic ose trekëmbësh. Një procesor DIGIC4 me rendiment të lartë dhe sensori i imazhit me ndjeshmëri të lartë jep cilësi të shkëlqyer të imazhit në të gjitha situatat.
f/2,0, 24mm, zmadhim 4,4x. IS Optik Një lentë e ndritshme f/2,0 rregjistron imazhet në dritë të paktë dhe subjektet që lëvizin shpejt me shpejtësi të larta të shkrehësit në mënyrë të shkëlqyeshme. Një mbulim me kënd të gjërë 24mm ju lejon të vendosni më shumë në kuadër, ndërsa IS optike e përparuar e Canon zvogëlon mjegullimin e shkaktuar nga tronditja e kamerës.
Trupi prej çeliku pa ndryshk Një trup metalik i hollë i jep kamerës një ndjenjë cilësore dhe e bën përdorimin e saj një kënaqësi, duke ruajtur pamjen elegante që mishëron IXUS.
LCD 8,0 cm (3,2") PureColor II Touch LCD PureColor II Touch ka një kontrast, resolucion dhe paraqitje të ngjyrës të jashtëzakonshme. Një ndërfaqe e ekranit të përparuar me prekje ju lejon të personalizoni ekranin për t'iu përshtatur stilit tuaj të rregjistrimit dhe e bën përdorimin e kamerës të shpejtë dhe argëtues.
HD të Plotë me zmadhim optik. IS Dinamik Filma me cilësi të lartë mund të rregjistrohen tani në formatin HD të Plotë (1080p). Dy shtesa në videon më të mrekullueshme janë tingulli stereo i pastër kristal dhe IS Dinamik, që stabilizon filmat nga lëkundja dhe tronditja.
I Zgjuar Automatik I Zgjuar Automatik është me të vërtetë automatik, duke lejuar që kamera të zbulojë nga 32 skenda të ndryshme. Mund të bëni fotografi të shkëlqyeshme me besim, duke e ditur se kamera do të kujdeset për gjithshka.
Shpërthimi me shpejtësi të lartë dhe Filmi me lëvizje super të ngadaltë Rregjistroni fotot e veprimit me ritëm të shpejtë me deri në 8,2 poza/sekond duke përdorur modalitetin Shpërthimi me shpejtësi të lartë ose ngadalësoni veprimin deri në 1/8-tën e shpejtësisë së vërtetë duke përdorur Filmin me lëvizje super të ngadaltë.
Bashkimi i filmave Bashkimi i filmave rregjistron deri në 4 sekonda të veprimit përpara bërjes së një poze, duke i bashkuar të gjitha videoklipet së bashku nga e njëjta ditë në një film VGO të vetëm, për t'iu shtuar koleksionit tuaj të fotove.
Filmi iFrame Formati i videos iFrame është një mënyrë e thjeshtë për të kaluar, redaktuar dhe ndarë shpejt videon tuaj.
Modalitetet e rregjistrimit krijues dhe kontrolli manual Modalitetet e rregjistrimit krijues ju japin mundësinë për të eksperimentuar. Efekti i syrit të peshkut ri-krijon shtrembërimin e një lentë të syrit të peshkut, ndërsa Efekti i miniaturës transformon peizazhe në modele të shkallës së miniaturës. Për pamjen dhe ndjenjën e një fotografie të nxjerrë me një kamera të stilit të vjetër provoni Efektin e aparatit fotografik lodër.
|