- zmadhim 8x, lente të gjëra 28mm. IS inteligjent
- Sistemi HS (12,1 MP)
- Trup metalik i zgjuar, i hollë
- LCD 7,5 cm (3,0") PureColor II G
- Filma me HD të Plotë, IS i Fuqizuar
- I Zgjuar Automatik (32 skena)
- Shpërthimi me shpejtësi të lartë dhe Filmi me lëvizje super të ngadaltë
- Filmi iFrame. Bashkimi i filmave
- Modalitetet krijues
- Udhëzime & Këshilla
|
I mprehtë, i gjithanshëm, inteligjent Një zmadhim i fuqishëm optik prej 8x ju lejon të përqëndroheni tek hollësitë e objekteve larg ose të vendosni më shumë në kuadër me lentet 28 mm me kënd të gjërë për fotografi të mrekullueshme të grupeve ose peisazheve. IS inteligjent automatikisht rregullon Stabilizuesin e Imazhit optik në skenë nga 7 modalitetet, për të parandaluar mjegullimin dhe për të dhënë fotografi dhe video të mprehta dhe me hollësi.
Sistemi HS Sistemi HS shkëlqen në dritë të paktë, duke ju lejuar që të rregjistroni atmosferën reale të momentin pa blic ose trekëmbësh. Një procesor DIGIC 4 me rendiment të lartë dhe sensor me ndjeshmëri të lartë kombinohen për të dhënë cilësi të shkëlqyer të imazhit në të gjitha situatat.
I zgjuar dhe kompakt Një nga kamerat më të holla me zmadhim 8x në dispozicion, IXUS 230 HS ka një trup kompakt, elegant metalik që është aq i vogël sa për t'u transportuar në xhepin tuaj.
LCD 7,5 cm (3,0") PureColor II G Një ekran LCD i madh, me cilësi të lartë 460 mijë pika lejon kuadrimin e rishikimin e thjeshtë të imazheve nga secili kënd dhe kalimin pa mundim përmes menusë. Një shtresë e jashtme e xhamit të përforcuar jep qëndrueshmëri të shkëlqyer.
Filma me HD të Plotë, IS i Fuqizuar Krijoni filma me HD të Plotë (1080p) me tingull stereo që do të jeni krenar të ndani. Përdorni zmadhimin optik për t'i afruar veprimit, ndërsa Stabilizuesi i Imazhit optik i mban filmat tuaj të qëndrueshëm. Një buton i përkushtuar i filmave ju lejon të kaloni menjëherë nga modaliteti i fotografive tek i filmave; një lidhës HDMI-CEC lejon rishikimin e thjeshtë në një HDTV.
I Zgjuar Automatik Rregjistroni pa mundim fotografi ose filma me cilësi të lartë me I Zgjuar Automatik, që zbulon skenën dhe zgjedh cilësimet e përsosur nga 32 elementë të ndryshueshëm (21 në film). gjithshka që ju duhet të bëni është të drejtoni dhe rregjistroni.
Shpërthimi me shpejtësi të lartë. Filmi me Lëvizje Super të Ngadaltë Shpërthimi me shpejtësi të lartë jep rregjistrimin fotografik pa ndalim, duke rregjistruar 8,7 poza në sekond (3,0 MP), në mënyrë që kurrë të mos humbisni ndonjë gjë. Filmi me Lëvizje Super të Ngadaltë ngadalëson veprimin me ritëm të shpejtë deri në 1/8-tën e shpejtësisë së vërtetë.
Filmi iFrame (720p). Bashkimi i filmave Rregjistroni video HD të thjeshtë për t'u përdorur në PC dhe Mac (720p) në formatin e optimizuar Apple iFrame për kalimin e shpejtë, redaktimin e thjeshtë dhe shkëmbimin e lehtë. Bashkimi i filmave rregjistron deri në 4 sekonda të veprimit përpara secilës pozë, duke bashkuar videot e ditës në një film VGA shtesë.
Modalitetet krijues Zbuloni aftësitë tuaja krijuese me modalitetet e rregjistrimit argëtues. Efektet përfshijnë Aparati Fotografik lodër, për një pamje të kamerës të stilit më të vjetër, Miniaturë, për të transformuar një fotografi ose një skenë filmi në një model shkalle dhe Monokrom.
Udhëzime & Këshilla Mesazhet e thjeshtë të ndërfaqes Udhëzime & Këshilla ofrojnë udhëzim hap pas hapi nga menuja, duke e bërë të thjeshtë për të kuptuar tiparet dhe cilësimet e kamerës.
|