- 14,1 MP
- 24mm i gjërë, zmadhim 5x. IS optik
- LCD me prekje 8,8 cm (3,5”) PureColor II
- Ekran i përparuar me prekje
- I Zgjuar Automatik, Zbulimi i Fytyrës. Truke & Këshilla
- Filma HD. HDMI
- Shkrehësi i Zgjuar
- Ekspozimi i Zgjuar i Blicit, i-Contrast
- DIGIC 4 & Servo AF/AE
- Modalitetet krijues të bërjes së fotografive
|
14,1 Megapiksel IXUS 210 i hollë, metalik dhe i disponueshëm në katër ngyra*, është një kryevepër e konstruksionit të IXUS. 14,1 Megapixels ju lejon të bëni printime me madhësi posteri, ose të prisni imazhe me përsosmëri.
Lente 24mm me kënd mjaft të gjërë me zmadhim 5,0x një lentë 24mm mjaft e gjërë është e përsosur për kapjen e peisazheve ose fotografive në grup, ndërsa një zmadhim optik 5,0x ju lejon t'i afroheni subjektit tuaj. Stabilizuesi i Imazhit optik të Canon funksionon për të parandaluar turbullimin e imazhit për shkak të tronditjes së aparatit fotografik.
LCD me prekje 8,8 cm (3,5”) PureColor II Një ekran LCD i gjërë ofron shikimin dhe kuadrimin e shkëlqyer të filmave HD dhe fotogafive. Një kënd i gjërë i shikimit me dhënie të shkëlqyer të ngjyrës dhe kontrastit jep një shfaqje të qartë, edhe në dritë të ndritshme dielli.
Kontrolli i ekranit me prekje AF me Prekje ju lejon të ndiqni fokusin duke prekur ekranin, ndërsa ikona të mëdha në ekran dhe Truke & Këshila ju udhëzojnë përmes cilësive kryesore. Për të kaluar përmes fotografive, tërhiqni gishtin përgjatë ekranit ose shtypni për një shikim të zmadhuar ose të listës. Veprimet e Prekjes ju lejojnë të përdorni gjestet në ekran për të kryer detyra të ndryshme. Kontrolli me takim kalon përmes imazheve kur takoni trupin e aparatit fotografik.
Bërja e fotografive pa mundim Bërja e fotografive të shkëlqyera është e thjeshtë - modaliteti I Zgjuar Automatik përdor Teknologjinë e Zbulimit të Skenës për të përcaktuar skenën e bërjes së fotografisë nga ndriçimi i subjektit, kontrasti, distanca dhe ngjyrimi i përgjithshëm. Aparati fotografik zgjedh skenën e duhur nga 22 të mundshme dhe përdor cilësimet optimalë. Ekspozimi i Zgjuar i Blicit në mënyrë inteligjente rregullon blicin për rezultatet më të mirë.
Teknologjia e Zbulimit të Fytyrës Teknologjia e Zbulimit të Fytyrës zbulon deri në 35 fytyra në një skenë dhe përshtat fokusin, ekspozimin, cilësimet e blicit dhe ekuilibrin e të bardhës - për rezultate optimale me tonë lëkure me pamje naturale. Modaliteti Shkrehësi i Zgjuar ju lejon të bëni fotografinë, duke shkelur syrin, duke buzëqeshur ose pasi një fytyrë tjetër hyn në kuadër.
Filma me Definicion të Lartë Krijoni filma mahnitës HD 720p, pastaj përdorni prizën HDMI të integruar për të lidhur me lehtësi në një HDTV të pajtueshëm.
DIGIC 4 Procesori DIGIC 4 jep imazhe të pastër, me hollësi të pasura, së bashku me funksionimin reagues të aparatit fotografik me Servo AF/AE – që ndjek subjektet që lëvizin, për të siguruar se ata janë në fokus dhe të ekspozuar si duhet kur shkrehësi shtypet plotësisht.
Bërja fotografike krijuese Modalitetet e bërjes së fotografive përfshijnë Dritë të Paktë, që ju lejon të kapni mjedisin natyral të një skene pa blic; Ndikimi i Miniaturës, që krijon një peisazh dramatik si një model; dhe Ndikimi i Syrit të Peshkut, që rikrijon shtrembërimin e një lentë të syrit të peshkut për të shtuar një këndvështrim të ri.
*Disa variacione ngjyrash mund të mos jenë të disponueshme në disa rajone.
|