spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image
Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image spacer image
         
spacer image spacer image
spacer image Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Aparate fotografike digitale kompakte > IXUS > IXUS 125 HS spacer image spacer image
spacer image

Canon IXUS 125 HS
Aparate fotografike digitale kompakte

Brenda një trupi të hollë elegant metalik, IXUS 125 HS përfshin një shumëllojshmëri tiparesh të dobishme - kështu që nxjerrja e pozave është e thjeshtë, edhe në dritë të paktë. Identifikimi i Fytyrës vendos përparësinë e miqve dhe filmat me HD të Plotë i shtohen kënaqësisë.

Karakteristikat

  • Trup i bukur i hollë metalik me zmadhim 24 mm, 5 herë
  • Sistemi HS: CMOS 16,1 MP dhe DIGIC 5
  • IS inteligjent
  • LCD 7,5 cm (3,0") PureColor II G
  • Filma me HD të Plotë
  • I Zgjuar Automatik (58 skena)
  • Identifikimi i Fytyrës
  • Rregjistrimi me shpejtësi të lartë
  • Bashkimi i filmave (720p)
  • Kasë opsionale e papërshkueshme nga uji
IXUS i hollë, i thjeshtë dhe mahnitës



Trup i bukur i hollë metalik me zmadhim 24 mm, 5 herë
IXUS 125 HS ka një trup të bukur të hollë metalik që është aq i vogël sa të merret kudo. Futni më shumë në kuadër për poza të mëdha grupesh dhe peisazhe panoramike me këndin ultra të gjërë 24 mm dhe përdorni zmadhimin optik deri në 5 herë (deri në 10 herë me ZoomPlus) për t'iu afruar objekteve të largët.

Sistemi HS: CMOS 16,1 MP dhe DIGIC 5
Sistemi HS shkëlqen në dritë të paktë në mënyrë që të kapni atmosferën reale të momentit pa blic ose trekëmbësh. Përpunimi i përparuar DIGIC 5 dhe një sensor CMOS me ndjeshmëri të lartë 16,1 megapikse japin cilësi të jashtëzakonshme të imazhit në të gjitha gjendjet.

IS inteligjent
IS inteligjent automatikisht rregullon Stabilizuesin e Imazhit optik për skenën nga 7 modalitete - duke balancuar lëvizjen, për të parandaluar turbullimin dhe duke dhënë fotografi dhe video të mprehtë dhe me hollësi me zmadhim të plotë dhe në dritë të paktë.

LCD 7,5 cm (3,0") PureColor II G
Një ekran LCD i madh me cilësi të lartë me 460 mijë pika me shikueshmëri të shkëlqyeshme lejon kuadrimin dhe rishikimin e lehtë të imazheve nga çdo kënd, plus kalimin pa mundim përmes menysë. Një shtresë e jashtme e xhamit të përforcuar jep qëndrueshmëri shtesë.

Filma me HD të Plotë
Rregjistroni filma mahnitës me HD të Plotë (1080p) me 24 kns me tingull stereo dhe zmadhim optik. IS inteligjent e mban rregjistrimin të qëndrueshëm ndërsa filmoni, edhe në zmadhimin e plotë. Një lidhje HDMI siguron rishikimin pa humbje në një HDTV.

I Zgjuar Automatik (58 skena)
Rregjistroni pa mundim fotografi ose filma të shkëlqyer me I Zgjuar Automatik, që zbulon skenën dhe zgjedh cilësimet e përsosur nga 58 ndryshore (21 në filma). Ai funksionon gjithashtu me fytyrat e rregjistruara në Identifikimin e Fytyrave dhe rregullon rregjistrimin ndaj moshës së rregjistruar – për shembull duke fikur blicin dhe tingujt kur zbulohet një foshnje që fle.

Identifikimi i Fytyrës
Identifikimi i Fytyrës ju lejon të rregjistroni deri në 12 fytyra të familjes ose miqve, në mënyrë që ato të jenë automatikisht përparësia e fokusimit në secilin rregjistrim dhe etiketon imazhet me emrat e tyre, në mënyrë që të gjenden më lehtë gjatë rishikimit.

Rregjistrimi me shpejtësi të lartë
Përdorni Shpërthimin me shpejtësi të lartë për të kapur veprimin pa ndalim, me hap të shpejtë ose ngadalësojini gjërat me Filmin me lëvizje super të ngadaltë. Skena natën gjatë mbajtjes në dorë kombinon një seri të fotografive me shpejtësi të lartë në një skedar për të rregjistruar peisazhet natën pa një trekëmbësh.

Bashkimi i filmave (720p)
Bashkimi i filmave rregjistron 4 sekonda të videos përpara sesa të bëhet secila pozë dhe pastaj bashkon të gjitha videot e shkurtra të rregjistruara në një film shtesë HD (720p).

Kasë opsionale e papërshkueshme nga uji
Mbroni kamerën tuaj në mjedise të jashtme dhe rregjistroni nën ujë deri në thellësitë 3 m me një kasë të papërshkueshme nga uji.

Print page Printoje këtë faqe arrow more

spacer image
Shkarkime
Broshura
Softuera & Drivera
Produkte të ndërlidhura
PowerShot
Printera kompakt fotosh SELPHY
Aparate fotografike digitale SLR
spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image
spacer image You Can Image spacer image spacer image
spacer image
spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit spacer image spacer image