- zmadhim 12x, e gjërë 28mm. IS inteligjent
- Sistemi HS (12,1 MP)
- Trup ultra kompakt metalik
- LCD 8,0 cm (3,2") PureColor II Touch
- Filma me HD të Plotë, IS i Fuqizuar
- I Zgjuar Automatik (32 skena)
- Shpërthimi me shpejtësi të lartë dhe Filmi me lëvizje super të ngadaltë
- Filmi iFrame. Bashkimi i filmave
- Modalitetet krijues
- Udhëzime & Këshilla
|
Rregjistrim i gjithanshëm, i mprehtë Lenta Canon që ju lejon të afroheni me zmadhimin optik, ndërsa këndi i gjërë 28mm vendos më shumë në kuadër për fotografi të mrekullueshme të grupeve ose peisazhe gjithë-përfshirës. IS inteligjent automatikisht rregullon Stabilizuesin e Imazhit optik në skenë nga 7 modalitetet, për të parandaluar mjegullimin dhe për të dhënë fotografi dhe video të mprehta dhe me hollësi.
Sistemi HS (12,1 MP) Sistemi HS shkëlqen në dritë të paktë, duke ju lejuar që të rregjistroni atmosferën reale të momentin pa blic ose trekëmbësh. Një procesor DIGIC 4 me rendiment të lartë dhe sensor me ndjeshmëri të lartë kombinohen për të dhënë cilësi të shkëlqyer të imazhit në të gjitha situatat.
I hollë dhe elegant Një bashkim ultra kompakt i stilit të klasit të lartë dhe teknologjisë të shkëlqyer që mund t'a mbani lehtësisht në xhepin tuaj.
Kontroll në majën e gishtave Një LCD i madh me prekje, me rezolucion të lartë 8,0 cm (3,2") PureColor II siguron kontrolle intuitivë me prekje për përdorim të shpejtë e thjeshtë dhe rishikim të këndshëm. Kontrollet e përparuar përfshijnë AF me prekje për të përqëndruar pozën, Shkrehës me prekje për të përqëndruar dhe shkrehur pozën dhe vendosjen e personalizuar të funksioneve.
Filma me HD të Plotë Krijoni filma me HD të Plotë (1080p) me tingull stereo që do të jeni krenar të ndani. Përdorni zmadhimin optik për t'i afruar veprimit, ndërsa Stabilizuesi i Fuqizuar dhe Dinamik i imazhit i mban filmat tuaj të qëndrueshëm. Një buton i përkushtuar i filmave kalon menjëherë nga modaliteti i fotografive te i filmave; një lidhës HDMI-CEC lejon rishikimin e thjeshtë në një HDTV.
I Zgjuar Automatik Rregjistroni pa mundim fotografi ose filma me cilësi të lartë me I Zgjuar Automatik, që zbulon skenën dhe zgjedh cilësimet e përsosur nga 32 elementë të ndryshueshëm (21 në film). gjithçka që ju duhet të bëni është të drejtoni dhe rregjistroni.
Shpërthimi me shpejtësi të lartë. Filmi me Lëvizje Super të Ngadaltë Shpërthimi me shpejtësi të lartë jep rregjistrimin fotografik pa ndalim, duke rregjistruar 8,7 poza në sekond (3,0 MP), në mënyrë që kurrë të mos humbisni ndonjë gjë. Filmi me Lëvizje Super të Ngadaltë ngadalëson veprimin me ritëm të shpejtë në 1/8-tën e shpejtësisë së vërtetë..
Filmi iFrame (720p). Bashkimi i filmave Rregjistroni video HD të thjeshtë për t'u përdorur në PC dhe Mac (720p) në formatin e optimizuar Apple iFrame për kalimin e shpejtë, redaktimin e thjeshtë dhe shkëmbimin e lehtë. Bashkimi i filmave rregjistron deri në 4 sekonda të veprimit përpara secilës pozë, duke bashkuar videot e ditës në një film VGA shtesë.
Modalitetet krijues Zbuloni aftësitë tuaja krijuese me modalitetet e rregjistrimit argëtues. Efektet përfshijnë Aparati Fotografik lodër, për një pamje të kamerës të stilit më të vjetër, Miniaturë, për të transformuar një fotografi ose një skenë filmi në një model shkalle dhe Monokrom.
Udhëzime & Këshilla Mesazhet e thjeshtë të ndërfaqes Udhëzime & Këshilla ofrojnë udhëzim hap pas hapi nga menyja, duke e bërë të thjeshtë për të kuptuar tiparet dhe cilësimet e kamerës.
|